Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Poshka:Dhjetë vjet pas

Shko poshtë

Vullnet Poshka:Dhjetë vjet pas Empty Vullnet Poshka:Dhjetë vjet pas

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 1:51 am

Dhjete vjet pas


E Merkure, 25 Mars 2009

Nga Vullnet Poshka

Dhjete vjet qe prej fillimit te fushates ajrore te NATO-s, Kosova sot gezon shtetin e saj, te njohur nga 56 vende te botes, perfshire ketu Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si dhe 22 nga 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian. E vleresuar nga historiane te shumte si nje nga ngjarjet me te rendesishme ne historine e Kosoves, bombat e para kunder caqeve ushtarake dhe policore te Serbise rane me 24 mars te vitit 1999 dhe fushata perfundoi me 10 qershor te po te njejtit vit, me nenshkrimin e Marreveshjes se Kumanoves. Gjate kesaj periudhe, pamjet ne ekranet e mediave boterore tregonin per vrasje te civileve shqiptare dhe deportim te koordinuar, qe coi ne eksod masovik te popullsise.

Arsyet e sulmeve te aleances me te fuqishme ushtarake ne bote, me 3 prill i sqaroi zedhenesi i NATO-s, Jamie Shea. "Aksioni ushtarak i NATO-s i mbeshtet qellimet politike te bashkesise nderkombetare, per nje Kosove paqesore, shumetnike dhe demokratike, ne te cilen te gjithe do te jetojne ne siguri. Per kete qellim, Republika Federale e Jugosllavise duhet t'i ndale te gjitha aktivitetet shtypese dhe luftarake dhe t'i terheqe forcat e saj nga Kosova, si dhe te pranoje kushtet qe te gjithe refugjatet te mund te kthehen sigurt ne Kosove, nen mbrojtjen e forces nderkombetare te sigurise", tha Jamie Shea.

Pas 78 dite bombardimesh, regjimi i Sllobodan Milloshevicit u perkul dhe i pranoi kushtet e Aleances. Fundi i luftes, Kosoven e gjen me me shume se 10,000 te vrare dhe 5,000 te zhdukur, per fatin e te cileve nuk dihej gje. Por, me gjithe dhimbjen, ishte hyrja e forcave paqeruajtese te KFOR-it, me 12 qershor, ajo qe nxori lot gezimi dhe ndjenje fitoreje tek qytetaret e Kosoves. Njoftimin me 10 qershor ne Bruksel e beri sekretari i pergjithshem i NATO-s, Javier Solana. "Sot mund te shpall se Millosheviqi u dakordua me pese kushtet e bashkesise nderkombetare, prandaj, pak caste me pare, e udhezova gjeneralin Clark qe t'i pezulloje operacionet ajrore te NATO-s kunder Jugosllavise", tha Solana. "Vendimin e mora pasi gjenerali Clark konfirmoi se ka filluar terheqja e plote e forcave jugosllave nga Kosova", tha kreu i Aleances, Javier Solana.

Dy dite me vone, komandanti suprem i NATO-s, gjenerali amerikan, Wesley Clark, njoftoi per hyrjen e trupave te para nderkombetare ne Kosove. "KFOR-i filloi vendosjen ne Kosove. Brigadat e para britanike dhe franceze e kaluan kufirin ne oren 5 te mengjesit dhe tash po hyjne gjithnje e me thelle ne Kosove. Sot, pasdite, do te hyjne brigadat gjermane, italiane dhe amerikane", tha Clark, duke shprehur mirenjohje per trupat e NATO-s. "Jo vetem qe forcat tona kryen nje fushate te suksesshme ajrore, e cila e detyroi Milloshevicin t'i pranoje pese kerkesat tona kryesore, por ato gjithashtu kishin qene pergjegjese per punen heroike ne frontin humanitar", - tha gjenerali Clark.

Dita e hyrjes se forcave paqeruajtese njekohesisht shenon edhe fillimin e procesit te perndjekjes se pergjegjesve per krime te renda lufte, per te cilat flitej gjithnje e me shume pas zhvarrimeve qe beheshin neper varrezat masive. Presidenti i atehershem amerikan, Bill Clinton, duke i krahasuar ngjarjet ne Kosove me ato te Hollkaustit, pati thene se "NATO-ja u dha fund perpjekjeve te qellimshme dhe sistematike per spastrim etnik dhe gjenocid". Dhe, fundi i kesaj politike shenon edhe fillimin e perpjekjeve te kosovareve, te mbeshtetur nga komuniteti nderkombetar, per ndertimin jo vetem te nje shteti qe do te lindte nente vjet me vone, por edhe te nje vendi teresisht te rrenuar nga nje regjim i dhunshem serb.

Lordi George Robertson, pas vizites qe i pati bere Kosoves ne vitin 2000, pati thene se "lufta ne Kosove ka qene dhe ende eshte ne interes te komunitetit nderkombetar". "Kosova eshte nje vend i vogel, por gjendet ne nje pike jashtezakonisht strategjike - midis Evropes, Azise dhe Lindjes se Mesme, ne pjesen ku takohen Islami dhe Krishterizmi", pati thene Robertson.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi