Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës

Shko poshtë

Dhjetë vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës Empty Dhjetë vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 22, 2010 8:50 pm

Dhjetë vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës

Sabedin Haliti

https://www.facebook.com/video/video.php?v=391953794076


Dhjetë vjet nga vrasja e Xhemajl Mustafës Xhemail_mustafa22

Xhemajl Mustafa ishte njeriu që urrejti dhunën dhe luftën. Ai e deshi me gjithë shpirt paqen dhe lirinë. E mbijetoi luftën dhe të gjitha tmerret e saj, por nuk e lanë ta gëzojë lirinë. Nesër (23 nëntor 2000) mbushen dhjetë vjet, kur një dorë kriminele ia shuajti jetën në lirinë aq shumë të ëndërruar, në moshën e pjekurisë, si njeri dhe krijues letrar, pas një veprimtarie shumë të frytshme politike e kombëtare. "Listat e vdekjes", të hartuara kush e di se nga kush, që kishin nisur të zbatoheshin para luftës, vazhduan dhe në liri. Në atentate të ndryshme, përveç Xhemajl Mustafës, u vranë edhe disa veprimtarë të tjerë të LDK-së. Xhemajl Mustafa (23 gusht 1953 23 nëntor 2000) u vra pabesisht, në orët e pasdites, në qendër të Prishtinës, në shkallët e ndërtesës ku banonte. Ai u nda nga jeta vetëm një muaj pasi LDK-ja, një nga themeluesit e së cilës kishte qenë ai, shënoi një fitore të madhe (afër 60 për qind) në zgjedhjet e para lokale në Kosovën e lirë. Mendjet e errëta nuk kishin mundur ta duronin fitoren e LDK-së. Nga urrejtja e sëmurë për LDK-në, ato kishin nxitur një dorë kriminele t'ia merrte jetën, ju kujtdo, por Xhemës, siç e quanim, njeriut më të dashur dhe të respektuar, për të cilin urrejtja ka qenë e huaj! (Më kujtohet ajo ditë nëntori, me diell. Një orë më parë, në selinë e LDK-së ishim përshëndetur me Xhemën, pasi e kishte shkruar një lajm për qëndrimin e Presidentit Ibrahim Rugova në Monako, në një samit ekonomik. Në orët e pasdites mora lajmin e trishtueshëm për vrasjen e Xhemës. Nuk mund t'i besoja atij lajmi aq mizor që mora përmes telefonit. Prej asaj dite i urrej telefonatat e mbrëmjes. Edhe sot ato më trishtojnë). Xhemajl Mustafa i kishte tejkaluar me sukses traumat e pësuara gjatë luftës, duke u fshehur rreth tre muaj nga thika e kriminelëve serbë, nëpër banesa të ndryshme në Prishtinë, gjatë bombardimeve të NATO-s. Ishte plot optimizëm dhe besim për Kosovën dhe të ardhmen e saj, në veçanti për Prishtinën, ku i kishte kaluar vitet më të bukura djaloshare, ku kishte arritur pjekurinë e plotë intelektuale e politike. Xhema rrezatonte butësi e mirësi me të gjithë. Ndonëse po merrej me politikë prej dhjetë vjetësh, ai e donte artin, mbi të gjitha letërsinë, të cilën e kishte vokacion jetësor. Më kujtohet si sot, ato ditë kemi diskutuar shumë për romanin e sapobotuar në shqip të Milan Kunderës "Identiteti", i cili dallonte shumë nga krijimtaria e tij e viteve '70 e '80, sikur edhe për veprën e Petro Markos "Intervistë me vetveten". Xhemajl Mustafa shkruante për çdo javë recensione letrare për të përditshmen "Zëri" dhe shumë më pak merrej me politikë. Në vitin 2000 ai e botoi një libër me ese e kritika, si edhe librin e njohur "Një lutje për Prishtinën", një ditar për 78 ditët e bombardimeve të NATO-s, gjatë të cilave kishte mbajtur shënime të përditshme. Është kjo një vepër monumentale e dokumentaristikës sonë kushtuar Prishtinës së dashur. Janë këto, siç thotë Xhema, "ditët e vetmisë e të besimit, netët e gjata të frikës dhe shpresës dhe jo datat, të cilat rëndom e nënkuptojnë vetëm një rrjedhë sukscesive të kohës". "Gjatë dy muaj e gjysmëve sa qëndrova në një ekzil të brendshëm, nëpër tri katër apartamente në kuartin Dardania të Prishtinës, me qindra herë isha lutur për fatin tim, për fatin e familjes, për fatin e miqve e të kolegëve, për fatin e qytetit e të gjithë Kosovës", do të shkruajë Xhema në shënimet e tij. Xhemajl Mustafa ka qenë njëri ndër nismëtarët dhe themeluesit e LDK-së, bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Kryetarit të LDK-së dhe Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Dhjetë vjet ka qenë këshilltar për informim i Ibrahim Rugovës dhe ka punuar në Zyrën e Presidentit të Republikës. Një vit pas vdekjes së Xhemës, Ibrahim Rugova, i cili e kishte përjetuar rëndë vrasjen e Xhemës, e kishte përkujtuar me dhembje të thellë, por edhe me krenari të madhe, figurën dhe veprën e Xhemajl Mustafës. Duke folur me fjalët më të zgjedhura, ai kishte përkujtuar se Xhema e ka ngritur kulturën shtetërore, duke sjellë frymë tolerante e bashkëpunimi në institucionet shtetërore të Kosovës dhe duke arritur të pajtonte "Raison d'Eta" me "Reaison d'Etre", që siç kishte thënë, është rast i rrallë në historinë e shtetit dhe të jetës politike.
Ndërkaq poeti Sabri Hamiti në poezinë "Xhema ynë" shkruan: Je Orfe në Vendenis / Kunorë përmbi plis/ Gjak i valë je për fis./ Xhema ynë ti mos vdis./ Ndonëse kanë kaluar dhjetë vjet, vrasja e Xhemajl Mustafës ende nuk është zbardhur. Madje organet e ndjekjes kurrë nuk kanë njoftuar as edhe një lajm të vetëm për hetimet që janë zhvilluar.
(QIK)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi