Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zijadin Gashi:NATO i ndryshoi historinë Kosovës

Shko poshtë

Zijadin Gashi:NATO i ndryshoi historinë Kosovës Empty Zijadin Gashi:NATO i ndryshoi historinë Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 1:52 am

NATO i ndryshoi historine Kosoves


E Merkure, 25 Mars 2009

Nga Zijadin Gashi

Bombardimet e NATO-s mbi caqet serbe, 10 vjet me pare, nga udheheqesit kosovare vleresohen si ngjarje historike, qe i parapriu clirimit dhe pavaresimit te Kosoves, si shtet tashme i njohur nderkombetarisht. Fillimi i bombardimeve te NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore serbe, dhjete vjet me pare, ishte ngjarje e madhe historike, vleresojne autoritetet ne Prishtine. Nderkohe qe edhe pas dhjete vjetesh te ketyre bombardimeve, serbet e Kosoves vazhdojne ta quajne ate gabim te Aleances Veri-atlantike. Sidoqofte, per udheheqesit kosovare, data 24 mars e vitit 1999 shenon nje fillim te ri te historise se Kosoves, qe i hapi rrugen clirimit dhe pavaresimit te saj.

Presidenti Fatmir Sejdiu, ne mesazhin e tij, thote se ky eshte pervjetori i dhjete jubilar i sulmeve ajrore te NATO-s kunder forcave pushtuese te Milloshevicit, te cilat po i vazhdonin krimet e tmerrshme kunder civileve shqiptare anekend Kosoves. "24 marsi i vitit 1999 qe sinjal i fuqishem i botes liridashese, se sundimit te eger shteteror serb ne Kosove duhej t'i vinte fundi me gjuhen e forces ushtarake, pasi qe Beogradi zyrtar nuk kuptonte asnje lloj marreveshjeje politike. Sulmet 78-diteshe te Aleances Veri-atlantike mbi caqet e ushtrise, te policise dhe te paramilitareve serbe, e shpetuan popullin e Kosoves nga shfarosja e paramenduar, skenari i se ciles ishte hartuar me ftohtesi ne qarqet me te larta shteterore e akademike serbe". "Si te tilla, ato paraqesin nje akt te pakrahasueshem te humanizmit, sepse u nisen nga ideja sublime e mbrojtjes se jetes se njerezve, te cileve nga casti ne cast dhe ne menyre masive u kanosej vdekja", tha presidenti Sejdiu.

Edhe kryeministri Hashim Thaci thote se intervenimi ushtarak i NATO-s me 24 mars 1999, shenoi nje ngjarje te madhe historike per Kosoven dhe boten demokratike. "Populli i Kosoves do t'u jete pergjithmone mirenjohes vendeve perendimore, Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bashkimit Evropian dhe shteteve te tjera anetare te NATO-s, si dhe miqve kudo qe jane, per perkrahjen e luftes se drejte per liri dhe pavaresi", deklaroi Thaci. Historia e Kosoves pas 24 marsit te vitit 1999 e kendej, eshte histori e suksesit dhe partneritetit me boten demokratike, shtoi kryeministri kosovar. "Kjo eshte nje dite e ktheses se madhe per te ardhmen e vendit tone, e parandalimit te depertimit te njerezve, por edhe fillimit te fitores se lirise; e thellimit te partneritetit mes Kosoves dhe Perendimit. Dhe, vete realiteti i Kosoves se pavarur sot, i jep te drejte atij vendimi nderkombetar per te filluar bombardimet kunder prezences serbe ne Kosove". "Kete tranzicion e kemi kaluar bashkerisht, suksesshem kemi ardhur deri te shpallja e Kosoves shtet, kemi njohje te fuqishme dhe nje perspektive te sigurt per integrim euroatlantik", theksoi Thaci.

Nderkohe, kryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, thote se vendosmeria ne lufte solli deri te clirimi i Kosoves me ndihmen e NATO-s. Haradinaj thote se tash, Kosova si shtet duhet te jete kontribuuese dhe partnere e NATO-s ne ceshtjet e sigurise. "Me 24 mars 1999, me sulmet e NATO-s, UCK-ja dhe forca e Kosoves ne pergjithesi konfirmoi se vendosmeria ne lufte do ta sjelle epilogun tashme te garantuar edhe me perkrahjen e NATO-s. Po ashtu shprehim gatishmerine tone qe ne te ardhmen Kosova te jape me shume kontribut per sigurine e vet dhe mendoj se ne duhet te kalojme ne kontribuues te sigurise", tha Haradinaj.

Nenkryetari i Aleances Kosova e Re, Ibrahim Gashi, konsideron se nderhyrja e Aleances Veri-atlantike ne Kosove ka qene nje nder sukseset me te medha jo vetem ne historine e Kosoves, por edhe te vete NATO-s. "Aleanca Veri-atlantike e NATO-s, e krijuar para 60 vjetesh, pati rastin qe ne Kosove te kryeje pjesen me vitale te misionit te saj, qe i pershkruhet ne karten themeluese. Ne njefare menyre dha provimin me te rende dhe me te suksesshem ne historine e ekzistimit te saj", tha Gashi.

Fushata ajrore e NATO-s pasoi nje proces te gjate politik e negociator nderkombetar, qe kulmoi me mosarritjen e marreveshjes ne Rambuje, ndersa ne Kosove po zhvillohej nje rezistence politike e ushtarake e shqiptareve ndaj forcave te Milloshevicit. Mbi 12 mije te vrare, 2 mije te zhdukur te luftes dhe mbi 800 mije persona te debuar nga Kosova, ishte bilanci ne njerez i konfliktit ne Kosove. Megjithate, ishin bombardimet 78-diteshe te NATO-s qe e detyruan Milloshevicin qe te dorezohet dhe ne qershorin e vitit 1999 ta pranoje Marreveshjen e Kumanoves. Me 10 qershor, Keshilli i Sigurimit miratoi Rezoluten 1244, me te cilen vendosi administraten e perkohshme te OKB-se ne Kosove dhe fuqizoi pranine ushtarake te KFOR-it. Qe atehere, Kosova, ne partneritet me bashkesine nderkombetare, ndertoi institucionet e saj, te cilat me 17 shkurt te vitit 2008 shpallen pavaresine e Kosoves, qe besohet se nderlidhet shume me fushaten ajrore te NATO-s, e cila i mundesoi Kosoves qe te clirohet dhe sot te jete e pavarur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi