Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:TEOREMA E PITAGORËS SIPAS ZBËRTHIMIT EZOTERIK

Shko poshtë

Ramadan Emini:TEOREMA E PITAGORËS SIPAS ZBËRTHIMIT EZOTERIK Empty Ramadan Emini:TEOREMA E PITAGORËS SIPAS ZBËRTHIMIT EZOTERIK

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 11:11 am

Ramadan Emini:TEOREMA E PITAGORËS SIPAS ZBËRTHIMIT EZOTERIK 227495_148466578556644_100001799075412_268952_4294200_n
Ramadan Emini:TEOREMA E PITAGORËS SIPAS ZBËRTHIMIT EZOTERIK 211889_100001799075412_2386409_n

Ramadan Emini:TEOREMA E PITAGORËS SIPAS ZBËRTHIMIT EZOTERIK

(Zbërthim i sintetizuar nga Catapano dhe Nietzsche)

Teorema e Pitagorës, të cilën ne e njohim nga mesimet e matematikës dhe gjeometrisë, ka edhe një spjegim tjetër ezoterik, që i përket fatit, i cili mposhtet apo nxirret jasht loje duke e përqëndruar në shkallën më të lartë vullnetin, deri sa ta bësh të përkojë me dëshirën e Providencës.
Të marrim trekëndëshin me dy katetet dhe me hipotenuzën të vendosur horizontalisht. Njëra katete përfaqëson vullnetin, tjetra përfaqëson fatin, ndersa hipotenuza vetë përfaqëson fuqinë e Providencës (Perendisë). Lëvizja gjeometrike e katetes së vullnetit duke e zgjatur atë deri sa të arrijë të perputhet ose të barazohet me hipotenuzën don të thotë lëvizja e saj drejt synimit hyjnor e që i jep njeriut çelësin e shedërrimit. Me fjalë të tjera duke e përqëndruar në shkallën maksimale vullnetin njeriu arrinë të mposhtë ose të asgjësojë krejtësisht forcën e fatit.
Por, shtrohet pyetja: A mundet njeriu ta mposhtë fatin 100% përmes vullnetit? Jo, sepse në këtë rast do të barazohej me Providencën (Perendinë).
Betoveni: “Jam përherë në gjendje ta kap fatin për brirësh e ta sundoj atë sipas dëshirës, me fuqinë e vullnetit”. Si duket, Betoveni e njihte mirë teoremën e pitagorës përmes çelësit ezoterik. Gjithashtu mendoj se edhe Nietzsche, kur projektonte mbinjeriun e tij e njihte mirë këtë tëoremë

Spjegimin ezoterik të gjërave e gjejmë edhe në teoritë alternative për shkencën e fizikës tek “rendi natyror i harmonive”, nga atomi deri te galaktikat, nga burimi më i vogël i energjisë në më të mëdhënjtë, nga elektroni deri në kuazar. Shkenca moderne i ka vënë elektronit shenjën negative. Sipas spjegimit ezoterik, elektroni është gjithçka tjetër veç negativ jo, duke qenë e pamatë energjia e tij që vë në lëvizje të gjithë procesin e përfitimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi