Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbledhja për në orën 17.00

Shko poshtë

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbledhja për në orën 17.00 Empty Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbledhja për në orën 17.00

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 19, 2011 4:49 pm


Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbledhja për në orën 17.00

KQZ vijon hapjen e kutive, numërohen votat
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbledhja për në orën 17.00 20Kqz-shqiperi
(I plotësuar) - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, mbyll punimet deri në orën 17.00, me anë të një vendimi marrë nga kryetari i këtij institucioni Arben Ristani, dhe me dakortsinë e anëtarëve të tjerë.
Duket se pas dy ditësh situatë të tensionuar, kjo mbledhje ka patur vëmëndjen e duhur nga të gjithë. Që në orët e para të ditës, brenda ne KQZ, vijonte numërimi i votave të kontestuara duke u shoqëruar me debate pro e kundër, mes anëtarëve të maxhorancës e opozitës.
Në këto ditë, uniformat blu kanë qënë në qëndër të vëmëndjes, ndërsa kanë vijuar në krye të detyrës për orë të tëra. Godina, sikundër dhe dje, ka qënë e blinduar nga policia, forcat e FNSH dhe RENEA.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar edhe sot numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara. Deri rreth orës 15.00 janë numëruar 33 kuti me fletë të kontestuara, duke marrë dhe vlerësimet përkatëse për cdo kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Vlerësimi i votave në 33 kuti nxori 57 vota për kandidatin Basha dhe 20 kandidatin Rama. Ndërkaq, KQZ-ja ka për të numëruar dhe 32 kuti me fletë të kontestuara, e për të shpallur kështu dhe verdiktin përfundimtar.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve vijon hapjen e kutive te votimit, ne te cilat jane konstatuar fletet e kontestuara, te pallogaritura ne numerimin per kryetar te bashkise se Tiranes.

deri ne mesdite jane hapur 7 kuti te reja, duke e cuar ne 30 numrin e kutive te hapura ne total qe nga dita e djeshme. Deri tani, nga numerimi i fleteve te kontestuara, hedhur ne kutite e gabuara, Lulzim Basha numeron 53 vota te marra dhe Edi Rama 19 vota.

Ne 5 kutite e para, kane rezultuar 5 vota ne favor te Bashes, por dy prej tyre u vleresuan nga KQZ si vota te pavlefshme.

Nga hapja e kutise 17 96 janë gjetur 5 fletë votimi që nuk i përkasin kësaj kutie. Kjo eshte bere shkak per debate te shumta mes perfaqesuesve te majte e te djathte.

Kreu i KQZ ka bere me dije se aty sane konstatuar 3 fletë votimi për kryetar minibashkie, fletë votimi e rregullt për Hysen Gjurën; 1 fletë votimi për këshillin e bashkisë shkon për PD dhe 1 fletë votimi e kontestuar për kryetarin e bashkisë shkon për kandidatin për kryetar bashkie e vlefshme për Lulzim Bashën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi