Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu

Shko poshtë

Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu Empty Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 6:34 pm

Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu Foto-blu

Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu

Shtyhet mbledhja e KQZ, Ristani: PS-ja kërkon të prishë procesin


(I plotësuar)-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shtyrë për në orën 17:00 mbledhjen e radhës ku pritet të shpallet edhe kandidati fitues për bashkinë e Tiranës.

Mbledhja e nisur pas disa shtyrjesh është përfshirë nga debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë për miratimin e materialit të hartuar për tabelat e rezultateve të 11 qendrave përkatëse.
Përfaqesuesit e PS-së në KQZ kanë kërkuar kohë për shqyrtimin e materialit ndërkohë që përfaqësuesit e PD-së kanë deklaruar se materiali është tashmë i njohur prej të gjithëve, pasi gjithçka është diskuatuar dhe vendosur gjatë ditëve të numërimit të fletëve të konstatuara.
Në fjalën e tij kreu i KQZ-së Arben Ristani deklaroi se përfaqësuesit e PS-së kanë për qëllim të prishin procesin.
“Ju keni tjetër qëllim tjetër jo vetëm për të shqyrtuar aktin por doni të prishni procesin, ta shtyni pafundimisht dhe të degradoni procesin” theksoi Ristani.

* * * * * * *
Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha është fituesi i garës për Tiranën.

Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, e para kjo që zhvillimi i zgjedhjeve të 8 majit, kryeministri Berisha theksoi se pas 11 vitesh Tirana kthehet në blu dhe kjo sipas tij është një arritje historike.

“Sot Lulzim Basha i cili zhvilloi një fushatë, një simfoni të vërtetë është 78 vota para dhe është fitues me rezultatin e tanishëm. Qytetarët votuan Lulzim Bashën më shumë se çdo kandidat tjetër. Fitorja është e ngushtë dhe në datën 14 maj rezultoi se Rama ishte 10 vota para dhe asnjë nuk e mohoi këtë por ne kemi të gjtiha dokumentat që në zonën 8 komisioneri i PS-së ia doli që të mos vendosë vulën në 10 vota, po në këtë zonë kzaz nuk pranoi të përfshijë në tabela 46 vota”, theksoi kryeministri Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha i cilësoi deklaratat e opozitës për revolta popullore si shantazhe të cilat sipas tij janë janë thjesht klithma dëshpërimi i atyre që kanë humbur arsyen.
"Ky rezultat i ngushtë është një sfidë dhe një provë për demokracinë, por u them atyre që kërcënojnë se demokracia e këtij vendi është shumë herë më e fortë se sistemet që i kanë përkuluar ata, dhe se një sistem demokratik nuk mund të mposhtet nga aventurierë”, shtoi kryeministri Berisha.
Më tej kryeministri Berisha ka akuzuar kreun e PS-së Edi Rama se është përpjekur të dezinformojë publikun duke sqaruar edhe deklaratat e opozitës se KQZ-ja po funksionon si KZAZ.
“Rama bëri gjithçka që të dezinformojë shqiptarët. Në ligjin e ri elektoral i miratuar me konsesus të plotë dhe me kërkesë të PS-së KZAZ për Tiranën është parashikuar KQZ-ja theksoi Berisha duke shtuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë vetëm detyrën e tij ligjore për të numëruar votat e shqiptarëve.
Kryeministri Berisha gjithashtu vlerësoi koalicionin duke thënë se pa këtë koalicion nuk do të arriheshin këto rezultate. “Kemi marrë shtatë nga 11 minibashki të Tiranës dhe kjo është një arritje e madhe dhe një besim i qytetarëve për këtë koalicion”, theksoi Berisha.

* * * * * * *
KQZ pritet të shpall sot Bashën fitues

Berisha: Basha fitues, pas 11 vitesh Tirana kthehet blu 24llulzimbasha-

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të shpallë sot kandidatin fitues për bashkinë e Tiranës.

KQZ ka përfunduar numërimin e fletëve të votimit të vlefshme për kryetar bashkie, të panumëruara për shkak se ishin hedhur nga votuesit në kuti të ndryshme nga ajo për kryetar bashkie.

Për 5 ditë, në një proces që ka nisur që nga dita e mërkurë KQZ, këtë herë në rolin e një KZAZ-je për Bashkinë e Tiranës ka hapur 125 kuti votimi nga disa KZAZ të Tiranës, të cilat kishin raportuar ne proces-verbalet përkatëse se në kutitë për kryetar minibashkie apo për këshilltarë kishin gjetur fletë votimi për kryetar bashkie.

Pas shqyrtimit dhe numërimit të këtyre fletëve të votimit nga KQZ-ja, rezultoi se në 125 kuti u gjetën 171 vota të vlefshme për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, dhe 83 vota për kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama.

Duke pasur parasysh diferencën prej 10 votash që Rama kishte ndaj kandidatit Basha në përfundim të numërimit të votave për kryetar bashkie në Tiranë, rezulton se Lulzim Basha është në avantazh ndaj Edi Ramës me 78 vota.

KREU I VËZHGUESVE TË ODIHR NË KQZ TAKON RISTANIN

Ora 11:20- Kreu misionit të vëzhguesve të ODIHR Jonathan Stonestreet është gjendur sot paradite në ambientet e brendshme të KQZ ku është takuar me kreun e KQZ, Arben Ristani. Takimi i Stonestreet me Ristanin zhvillohet pikerisht disa ore para shpalljes se rezultatit zyrtar per zgjedhjet vendore te 8 majit.

SHTYHET PA AFAT MBLEDHJA E KQZ

Ora 12:30-Mbledhja e sotme e KQZ eshte shtyre per te treten here. KQZ nuk ka caktuar ende nje afat se kur do te nise mbledhja ne te cilen pritet te shpallet nga ana e KQZ dhe rezultati perfundimtar per Bashkine e Tiranes. Shtyrja erdhi menjehere pas takimit qe kreu i misionit te vezhguesve te OSBE-ODIHR kreu ne KQZ me drejtues te ketij Komisioni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi