Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të dhënat e 170 milionë përdoruesve të Facebook të arritshme për të gjithë

Shko poshtë

Të dhënat e 170 milionë përdoruesve të Facebook të arritshme për të gjithë Empty Të dhënat e 170 milionë përdoruesve të Facebook të arritshme për të gjithë

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 26, 2011 2:04 am

Të dhënat e 170 milionë përdoruesve të Facebook të arritshme për të gjithë


Të dhënat e 170 milionë përdoruesve të Facebook të arritshme për të gjithë Facebook

Hulumtuesi i kompanisë Skull Security, Ron Bowes, ka arritur tek të dhënat personale e mbi 170 milionë shfrytëzuesve të Facebook pa përdorur asnjë lloj hakimi të serverit të këtij shërbimi. Në këto të dhëna personale përfshihen emra, adresa, adresa emaili, data të lindjes, numra telefonash, respektivisht çdo gjë që përdoruesit nuk e kanë caktuar si “private” në accountin e tyre përdorues. Në thelb, për disa të dhënat janë të mjaftueshme për vjedhje të identitetit, e për disa të tjerë për aktivitetet e tyre qëllimkëqija. Roni në mënyrë të thjesht i është qasur pjesës jo të kufizuar në Facebook dhe ka mbledhur të gjitha të dhënat e mundshme. Edhe pse kjo është kundër rregullave të përdorimit të këtij shërbimi, nuk ka mënyrë që edhe përdoruesit tjerë të ndalohen që në mënyrë të njëjtë të vijnë deri tek të dhënat e ndryshme.
Vetë Bowes fajllin me të dhëna e ka vendosur në Pirate Bay, prej nga është downloaduar më shumë se dhjetë mijë herë. Ai e arsyeton këtë veprim duke thënë që shfrytëzuesve të Facebook ka dashur t’u tregojë se sa lehtë është të arrihet tek të dhënat e tyre edhe pse ai pa asnjë qëllim të keq ka ardhur deri tek to – shtrohet pyetja se çka mund të bëjnë me këto informata ata që dëshirojnë t’i përdorin ato për qëllime tjera.
Përdoruesit në mënyre fare të thjeshtë mund të mbrohen nga veprime të tilla, ashtu që të klikojnë në menynë Account të llogarisë së tyre, pastaj Privacy Settings, të vërtetojnë që informatat e tyre të mos të jenë të dukshme për të gjithë, respektivisht që qasja të mos jetë e lejueshme për çdokënd. Përveç kësaj, shfrytëzuesi poashtu mund ta çaktivizojë opcionin e kërkimit publik (Public Search), çka në fakt edhe i ka mundësuar Bowes të arrijë deri te këto informata.
Është interesant që në mesin e IP adresave të cilat e kanë downloaduar fajllin e sipërpërmendur me të dhëna ka pasur edhe adresa që u takojnë kompanive të mëdha si Apple, IBM dhe të tjera. Ashiqare një mënyrë e mire për të mbushur listen e newsletter.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi