Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mufail Limani:Marsi në Kosovë

Shko poshtë

Mufail Limani:Marsi në Kosovë Empty Mufail Limani:Marsi në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 10:24 pm

Marsi në Kosovë
Është Marsi në Kosovë! Dhe ajo që ndodh në Mars, përcakton thuajse gjithçka. Deri në Marsin tjetër.



Mufail Limani:Marsi në Kosovë Photo_14

Nga Mufail Limani më 25.03.2009 në ora 13:01

Perëndia e luftës, Marsi, mund të ketë qenë nga Kosova.
Sa herë që kthehet, Marsi vjen në Kosovë si në shtëpi të vet, pa trokitur.
Sa e sa herë e kemi parë tek shfaqet brenda befas, pa thirrur askënd në emër, pa zbathur çizmet, duke zënë kryet e vendit.
Them, perëndia Mars mund të ketë qenë fare mirë një perëndi e paraardhësve tanë. Si? Në lojën e fantazisë linguistike, a di sa e sa kuptimi mund të nxirret në shqipen e sotme, plot!
Marsi- marrësi, ai që vjen e merr.
Marsi- marrësi, ai qe të bën të marrë.
Marsi- marë, mar’si, mbarësi, ai që bën kthimin në gjendjen e duhur.
Kontradikore?
Nuk dua të them më shumë se ajo që e di, ndonëse e di që lufta, çfarëdo emri që mund të ketë, është gjithnjë një kontradiktë e madhe racionale, ku natyra njerëzore shpërthen në totalitetin e saj.
Sivjet, Marsi në Kosovë erdhi më i qetë se rëndom.
Por, në fund, megjithatë, e pamë një luftë: të shtënën e parë publike diplomatike të Skënder Hysenit në Nju Jork.
Dhe, për këtë rrëfim, nuk mund të jetë aspak e rastit pse ai ambasadori arab e quajti ministrin tonë “Aleksandër”.
Marsi i Kosovës sivjet ndodhi në KS të OKB.
Herëve të kaluara, zyrtarët më të lartë kosovarë i shihnim si qyqet- tek lexonin diçka “politikisht korrekte”, të mësuar nga trajnimet elementare për “conflict resolution”, sikur të ishin përfaqësues të mirë të të drejtave të grupeve margjinale seksuale.
Por, asnjëherë, deri në rastin e Hysenit, nuk kemi parë reagime adekuate relevante ndaj goditjeve më të fëlliqura politike që vendi ynë merrte vazhdimisht nga Serbia dhe Rusia.
Unë besoj se zoti Hyseni reagoi në çast, si personalitet i aftë që të ballafaqohet në mënyrë të arsyeshme, kudo dhe kurdo, me qëndrimet antikosovare. Sidoqoftë, replika e tij, që e dëgjuam në fund, duke qenë me përmbajte e ndërlidhur me fjalët e Tadiqit, lë pak vend për intrigat tona tipike se “e kanë pagatitur Skendën”.
Pse ishte reagimi adekuat?
Sepse ai reagim e ktheu Historinë në debatin politik për Kosovën.
Diskursi i deritashëm i argumentimit politik kosovar, që konsistonte në shmangien historisë së dhunës serbe dhe, rrjedhimisht, edhe të adresimit të fajit shtetëror serb, nuk mund të kishte rezultante tjetër logjike pos amnistisë dhe amnezisë politike për krimet e shtetit të Serbisë në Kosovë.
Mirë e tha përfaqësuesja britanike- se pushtetit Beogradit duhet t’ua mësoj historinë fëmijëve serbë, ashtu siç ka ndodhur me të vërtetë. Kjo është vërtet esenciale, nëse synohet paqja midis dy popujve ballkanik.
Por, a ka bërë diçka ministria e Enver Hoxhajt, me ekspertët arsimorë, që të përfshihet në këtë çështje? Nuk e di. Por, e di se nga ajo që mësojnë sot fëmijët serbë për historinë në shkolla, do të ndërtohet perspektiva e paqes ose ajo e luftërave të reja në Ballkan. Dhe e di që kjo nuk ka se si të quhet si një ”punë serbësh” dhe problem “jashtë kompetencave tona”, sepse ka të bëjë drejtpërdrejtë me atë që do ta jetojnë edhe fëmijët tanë.
Sidoqoftë, ajo që dua të them është në fakt jashtë diskurseve legjitime emotive-patriotike, sepse kjo që pamë e dëgjuam nga Skënder Hyseni në Nju Jork, është në fakt metoda më pragmatike e vazhdimit të luftës për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin në OKB.
Sepse Kosova nuk guxon të rrezikojë statusin implicit të “intrigës makro-politike perëndimore”, në dëm të asaj ose kësaj fuqie.
Tema e Kosovës duhet të rikthehet në skenë si çështje e cila buron nga historia e popullit shqiptar të Kosovës, ndërsa implikimet ndërkombëtare (evidente, relevante dhe legjitime) kanë të bëjnë në radhë të parë me vendosjen e paqes në rajon, më shumë sesa me vet fatin e Kosovës.
Mars i vitit 2009 i solli shtetit të Kosovës mesazhin se ka ardhur koha që të fillohet me ushtrimin e Sovranitetit.
Shembulli i ndalimit të qarkullimit ilegal të zyrtarëve serb në gjithë territorin e Kosovës, bashkë me shembullin e shkëlqyer të zotit Hyseni, janë hapa që besoj se duhet përshëndetur nga të gjithë ne, duke mos harruar parimin se, në këtë kohë, dështimi eventual i qeverisë është edhe dështim i Kosovës.
Por, ky parim i përgjithshëm moral, nuk duhet të shërbejë qeveritarëve aktualë që të ndjehen tepër komodë.
Kosova politike megjithatë ka kapacitete të mjaftueshme për të ndërtuar qeveri me përbërje të tjera, me po kaq kompetencë sa kjo, por, të shpresojmë!, me misione të reja nga këto që i kanë ra hise Hashim Thaçit.
Dhe, pikërisht kjo është ajo që e bën edhe këtë luftë- luftën e brendshme politike në Kosovë, të jetë e nevojshme dhe e ligjshme.
Është Marsi në Kosovë!
Dhe ajo që ndodh në Mars përcakton thuajse gjithçka.
Deri në Marsin tjetër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi