Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxhia:Zotit Rama nuk ka kush t'i shkruajë

Shko poshtë

Miranda Haxhia:Zotit Rama nuk ka kush t'i shkruajë Empty Miranda Haxhia:Zotit Rama nuk ka kush t'i shkruajë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 08, 2011 1:46 am


Zotit Rama nuk ka kush t'i shkruajë

Miranda Haxhia
Miranda Haxhia:Zotit Rama nuk ka kush t'i shkruajë 27miranda-haxhiu440x285


Zoti Rama hapi kasafortën, pa se i kishte mbetur vetëm një gjysmë lugëz me para, i nxori një grimë, iu derdhën gjysmat mbi dysheme, u ul, i kapi duke e kruajtur dyshemenë derisa i mblodhi të gjitha. Ndërkohë, ulur në kolltukun e sallonit me një pritje e qëndrim të pafajshëm e gjithë besim, zoti Rama pati përshtypjen se në rropulli po i rriteshin kërpudhat që mund t'ia kishte mbjellë fshehurazi PD-ja dhe luleshpatëza të helmëta, që i vinin prej dashakeqësisë së shokëve të partisë së tij. Për shumë vjet me radhë ai nuk bëri gjë tjetër, vetëm se harroi si kishte qenë mëngjesi duke u gdhirë në sallonin e tij të Bashkisë. E shoqja u ngrit mbi shtrat, kur pa që zoti Rama po i çonte kafen drejt e mbi mbulesë. Asaj nate kishte patur një krizë astme prej humbjes së madhe dhe tani rrinte si e topitur. Qershori qe shtruar në oborr. Tek shikonte gjurmët e krimbave të pushtetit të tij të humbur pas dritares, ai ndjeu përsëri në rropulli muajin e kobshëm. I kishte hyrë pushteti gjer në palcë. Kurse e shoqja doli në sallon, që ndryshe nga dhoma e gjumit, qe shumë i madh për një zonjë si ajo.

Një tufë militantësh të PS rrinin pas derës në pritje për të parë zotin Rama. "Mjaft më patë, nuk bën të shikosh pa ndërprerje, se merret mësysh!", shokët nuk e prishën terezinë. Njëri prej tyre filloi të fishkëllejë një melodi. "Mos këndo sot! Kemi humbur!". Melodiozi e qepi e shkoi të vishej si për humbje.

Kostumi i bardhë bashkiak ishte i pahekurosur, ndaj kryebashkiaku veshi kostumin prej shajaku të zi, që pas martese e përdorte vetëm në raste të veçanta. Mezi e gjeti në fund të dollapit mbështjellë me gazeta "Zëri i Popullit" pa fund e me zare naftaline për ta ruajtur nga mola.

Gjeti në baule një çadër të madhe e të moçme. I pati qëlluar së shoqes në një llotari për të mbledhur fonde për Partinë Socialiste, ku merrte pjesë edhe zoti Rama.

Shikoje si u katandis kjo çadër, i thotë së shoqes, vetëm për të numëruar yjet mund të vlejë!". E shoqja murmuriti: - Se mos vetëm çadra. Ne po kalbemi këtu brenda së gjalli! Kokërr leku nuk lëviz!". Pasi u vesh zoti Rama e pyet: - Mos dukem si papagall?

Ajo e vështron nga koka tek këmbët. Mendoi se jo. Rama nuk dukej si papagall. Qe burrë i rreshkët, eshtërmadh, me kyçe si të punuara në torno. Kishte një gjallëri si të konservuar në formalinë. Kur arriti tek sheshi, pronari i një palestre e vuri re, doli dhe e thirrri: - Zoti Rama, eja bëj një lojë! Na thave sytë! - Jo sot! Është ditë zije. Kemi humbur një lojë më të madhe! Hyri drejt e në selinë e PS-së. U përpoq të çante mes turmës. Dikush i dha një të shtyrë deri në fund të korridorit, duke i vënë dorën mbi shpinë, mes dy sërë fytyrash të shushatura, deri tek vendi ku ndodheshin vrimat e hundës së kutive të votimit.

- Ku e ke hallin, zoti Rama? - Tek zgjedhjet që humba! - Uh, po, harruam fare që kemi humbur!

Dikush i afroi gazetat. - Ka ndonjë lajm? - S'merret vesh! Ec e kupto mes rreshtave.

Zoti Rama lexoi titujt që binin më në sy. Kronika për kombëtarizimin e fitores së djathtë. Faqja e parë qe zënë e tëra me ftesat për ceremoninë e largimit të tij. - S'ka ndonjë shpresë që t'i kemi fituar zgjedhjet!, psherëtin zoti Rama. Mos u bëni kaq naiv, i thotë shoku pranë, s'jemi më kalamaj që të presim Mesian! - I mori gazetat në shtëpi.

Nuk flet asgjë për veteranët?, e pyet e shoqja. - Asgjë!

Shiu filloi me gjyma pas mesnate. Zotin Rama e zuri gjumi, por u zgjua pas pak prej kërcitjes së zorrëve. Diku pikonte. I mbështjellë me batanije, u mundua të gjente pikën. Një çurg djerse e akullt i rrodhi tatëpjetë peshkut të kurrizit. Kishte ethe. Iu duk sikur po pluskonte në rrathë koncentrikë brenda një pellgu me xhelatinë. Dikush foli. - Me kë po flet ?, e pyet Rama. - Me atë që u mbështoll si tigër e u fut në fushimin e PS-së gjatë zgjedhjeve.

Mëngjesin tjetër u gdhi i dërrmuar. Kërceu nga krevati e u nis në nevojtore. Kur ngriti kapakun një tufë mizash iu hodh në fytyrë drejt e nga vrima e qenefit. U tremb kot. I kruspulluar mbi tasin e madh oval prej porcelani të lëmuar u duk krejt i dërrmuar, sikur të kishte shpëtuar nga një heqje e madhe barku. Të çliruarit u shoqërua nga një zhurmë në zorrë. "Mos e diskuto, kështu më ndodh gjithmonë kur humbas!", u çua e mori sërish pamjen e pafajshme.

Sonte ke folur përçart nga ethet e zgjedhjeve, i tha gruaja.

Nuk janë ethe, gënjeu, m'u shti sërish në ëndërr cerga e merimangës!

- Po të kishim fituar, do t'ja kisha marrë këngës, thotë ajo.

- Po ta pati qejfi për t'ia marrë, merrja! Të bën mirë për mëshikën e vrerit.

Erdhi ndihmësi t'i sillte tre zarfa me dyllë. Aty qenë lajmet që nuk i thoshin gazetat. Qenë lajme sekrete mbi rezistencën e brendshme të PS për të mos i lëshuar rripat. Kaq vite, si nuk e kishin mësuar ndihmësit e tij se lajmet më befasuese vinin në të ardhmen.

- Sot ka patur ethe!, i drejtohet mikut të Ramës, e shoqja.

Nuk kam patur ethe!, bërtiti ai, le që unë, po ta ndiej veten keq, s'i kërkoj ndihmë askujt. Vete e hidhem me këmbët e mia tek teneqeja e plehrave.

Zoti Rama ia mbathi një herë andej nga Bashkia. Qe streha që i kishte sjellë aq shumë të mira, që i kishte rrëfyer sekretet e kodet e pushtetit të madh të parasë. Gjysma e zyrave qenë mbyllur e tani ai vërdallisej i vetmuar, duke pritur një ditë si atëherë! Nuk rrinte dot. U kthye në shtëpi. Shtrëngoi qafën me të dyja duart, shkrydhi kyçet e tha: - Më është mpirë truri, më është bërë dru!

Gjithmonë të mpirë e ke pasur, ia kthen e shoqja. Pale, si më je veshur, si qukapik! Durim qukapiku duhet të ketë njeriu që të të veshë ty!, ia kthen ai.

Para se të flinte, kontrolloi kasafortën. Vetëm pesëdhjetë qindarka paskan mbetur nga të miat. Po ti? Ajo i ruante poshtë dyshekut. I kishte prishur me shumë kujdes, qindarkë më qindarkë. Tani kishin mbetur vetëm dy monedha njëzetëshe dhe një dhjetëshe. - Bli një gjysmë buke, i tha e shoqja, me kusurin bli kafe për nesër dhe katër copa djathë. - Posi, të ble një elefant prej floriri që ta varim tek porta! Vetëm buka bën dyzet qindarka!

Vështruan selinë e PS-së nga dritarja. Partia parti është, pret! S'e kam për vete, mendoi, të qe për mua ia kisha këputur kokën qysh sonte e ia këpusja një gjumi me barkun plot, po e kam për ata djem të gjorë që po lodhen e po kursejnë idealin. Zoti Rama e kishte mendjen tek PS-ja. Edhe natën, i shtrirë në shtrat, pa vënë gjumë në sy, vetëm për të mendonte. Por dje ishte peshuar dhe nuk kishte rënë asnjë kile. E shoqja e qethi. "Njëzet vjeç më të ri sikur më bëre!", i tha duke fërkuar çaçkën e kokës. - Unë, kur jam në terezi, ngjall edhe të vdekurit!, i kthen ajo buzagaz.

Po gëzimi nuk qe i madh. Nuk kishin pothuaj asgjë për të ngrënë. - Mos u bëj merak, ia kthen ai, nesër do t'i fitojmë zgjedhjet! Kam besim shumë! -Të nesërmen gazeta prapë.

- A ka ndonjë lajm nga Kolegji Zgjedhor?

Zotin Rama e zuri lemeria. Zoti Rama ka humbur!

- Unë iu paralajmërova se kjo punë nuk bëhej kështu!, i tha Rama. - Nuk duhen humbur shpresat! - Vajti pesëdhjetë ditë ky muhabet, po i del era! Na duhet një avokat.

Avokati i bëri një përshkrim mjaft të hollësishëm të labirinthit burokratik e administrativ. Poltrona qe tepër e ngushtë për mollaqet e tij të squllura. "Dymbëdhjetë vjet më parë qe shumë kollaj!"

- Mos u mërzit, zoti Rama! - Ja që jam bërë derr. Ne kemi dokumente që vërtetojnë se e kemi fituar. - Ç'dokumente? - Janë dokumente që s'kanë të paguar. Kush duron, fiton!

"Ke qenë në kinema ndonjëherë ? Kur qe filmi "Amaneti i të vdekurit", kishte grushta? As që e mora vesh! Fli tani se u bë vonë." - Me kë po flet në gjumë, i dashur? - Me asnjeri, u mbështoll zoti Rama me batanije. Vetëm se nuk më del nga mendja humbja. - Je tekanjoz, je kokëmushkë, mua as më llogarit fare! - Ah, tani vetëm për ty po mendoj, guacka ime! Më në fund! Amen!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi