Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxhia:Pseudonim

Shko poshtë

Miranda Haxhia:Pseudonim Empty Miranda Haxhia:Pseudonim

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 12, 2009 11:39 pm

Pseudonim

Miranda Haxhia


Amani ore, amani ore bëmëni derman tregomani atë të shkretë pseudonim se plasa! Keni a nuk keni Perëndi o njerëz, po vdes ore sa ta marr vesh si e kam atë bukurosh emër që do më ketë vënë i bukuri Sigurim. Mendja ma merr se do të jetë nga bota bimore, o nga bota shtazore. Po mund edhe të jetë nga bota njerëzore, a kozmosi kushedi unë e mjera nga! Nuk e kam, nuk e di, më mungon. Ngordha ta di. Deri tani vetëm me emrin tim jam kavardisur, por kur dëgjoj që për çdo dy njerëz, tre dalin të kenë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit me pseudonime aq të bukura, ndihem keq, ndjehem, si të thuash e pa pagëzuar. Eh sa mirë do të ishte sikur të kisha dhe unë një të tillë. Jo për gjë, por duke dëgjuar e lexuar ditë për ditë nëpër gazeta për emra të bukur, metaforikë, domethënës, më është mërzitur, më është neveritur emri që më ka vënë nëna, atë që kam në gjendjen civile me të cilin votoj.
Pse të mos e kem dhe unë një pseudonimth? Maqedonasit e lashte ishin shumë guximtarë. Sa atij që nuk vriste një armik, i lidhnin në trup një gjalmë. Po gjalmë si pseudonimet shqiptare, historia e demokracisë nuk ka njohur, që nga Aristoteli e deri tek Iraku. Nuk ka mundësi të mos e kem patur një pseudonim edhe unë. Problemi fshihet nëpër ato arshivat, ato disketat, CD-rat, a ku di unë tjetër.
Sigurimi ishte vizionar i madh. Shënjonte me pseudonime edhe njerëzit e palindur, le më pastaj bebet me biberon dhe vocërrakët e kopshteve me çelës në qafë.
Nuk e kam të qartë ditën kur mund të jem pagëzuar, vendin ku jam pagëzuar dhe emrin që më kanë vënë. Vras mendjen ditë e natë për të ditur ç'të ketë vallë dosja ime në arkivin sekret. Pse të mos e di?! Ato dosje tanimë nuk janë sekrete. Nuk janë më sekrete përderisa numri i njerëzve me pseudonime të shpallura nëpër gazeta e ka kaluar tanimë numrin e shqiptarëve që mbajnë biberon në gojë, që mbajnë çelësin e shtëpisë në qafë, që mbathin pantofla, opinga, këpucë.
Me mua mund të ketë ndodhur të jem pagëzuar që e vogël. Ndoshta kur u zura me një shoqkë. Mbanim të dyja shall pionieri. Duke u zënë, padashur ja grisa pak shallin e kuq shoqes zeshkane, se me sa mbaj mënd, jevgë ishte. Jevga ishte Komandante Çete, jo çetë cubash, çetë pionierësh. Nuk mund ta duronte prekjen e simbolit, për më tepër që ishte fukareshë dhe i duhej të blinte një shall tjetër, shall të ri. Nuk mbaj mënd të kem bërë në jetën time ndonjë tjetër krim ideologjik. Zaten edhe atë pa dashje e bëra. Po e bëra ama, dhe arma e dashur e partisë nuk mund të ma falte. E meqë lindur dhe kriminalizuar jam në Berat, diçka toponimike do të kem edhe pseudonimin, për shembull "Kalaja", apo “Gorrica” apo "Onufri".
S’është çudi të ma kenë ngjitur pseudonim kur kam ngrënë llokume në zyrën e gjendjes civile ditën e martesës. Atje kishte tre dëshmitarë!!! “Myzeqarka” do të kishte qenë mrekulli. Kisha nisur të shkruaja poezira në atë kohë. Ata të Sigurimit s'besoj të jenë menduar gjatë, por mua më pëlqen shumë të ma kishin vënë këtë pseudonim. Sepse kishte brenda edhe "Muzë", pra frymëzim, edhe të "qarë", tamam si na pëlqen ne femrave, pavarësisht se Sigurimi nuk pyeste për gjini.
Ke parë ti?! Ky i shkretë pseudonim po më sillet para fytyrës si fantazma te “Hamleti”.
Ndonjëherë mendoj se mos e kam patur pseudonimin “Sheraton”, “Pergola”, “Sufllaqe”, sepse si mençuri e gjallë, institucioni flamëmadh i sigurimit ka qenë tejet vizionar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi