Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ISHP: Në Tiranë uji është i pastër

Shko poshtë

ISHP: Në Tiranë uji është i pastër Empty ISHP: Në Tiranë uji është i pastër

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 10:55 pm


ISHP: Në Tiranë uji është i pastër

ISHP: Në Tiranë uji është i pastër Uji%20rubinet_1342


Uji i pijshëm me të cilin furnizohet Tirana është i pastër në Bovillë dhe burime nga furnizohen banorët, por ndotja e tij në disa pika ka si shkak amortizimin e rrjetit, por në ndonjë rast edhe papastërtitë në depozita. “Megjithatë, mbetet pozitive që sasia e ujit është shtuar, pasi kur shtohet sasia e ujit minimizohet risku i ndotjes”, tha sot në një konferencë për mediat Arben Luzati, specialist për ujin në Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Luzati informoi mbi situatën higjeno-sanitare të ujit të pijshëm në vend gjatë muajit maj, gjatë të cilit ka pasur ndotje të ujit të pijshëm në rrethet Malësi e Madhe (Koplik), në Lezhë dhe Shëngjin, ndotje bakteorologjike në Shkodër, Rrogozhinë dhe Kuçovë. Nga analizat ka rezultuar pa klor uji i pijshëm në disa qytete si Vlora, Saranda, Koplik dhe Kukësi në zonat industriale, ku ka patur dhe nivel zero të klorit gjatë matjeve.

Megjithatë, nuk mund të themi që kanë qenë pika të ndotura gjatë gjithë muajit, por në pika të veçanta dhe kohë të caktuara, tha Luzati. Në Berat nga data 4-10 maj është konstatuar një turbullirë e ujit e pashoqëruar me ndotje bakteriologjike, për të cilën është rekomanduar të mos përdoret për t’u pirë. Në Urën Vajgurore është në fuqi vendimi që uji i këtij ujësjellësi të mos konsumohet deri në ndërtimin e ujësjellësit të ri, punimet për të cilin kanë nisur tashmë. Por uji mbahet i klorinuar deri në dozën 1 mg për litër dhe përdoret për përdorim komunal.

Uji matet 2 herë në ditë në 550 pika fundore në të gjithë vendin dhe norma duhet të jetë 0.3-0.8 mg për litër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi