Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt

Shko poshtë

Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt Empty Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 03, 2012 10:26 pm

Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt


Shefi i sigurisë së OKB: Kujdes në Tiranë, nuk është vend i sigurt Largea_vrasje_me_thike31349289428
Jozyrtarisht dihet se Tirana nuk është më ai qyteti i sigurt i dikurshëm. Por tani duket se edhe zyrtarisht Tirana është klasifikuar si një mjedis i pasigurt.

TCH ka publikuar një e-mail të shefit të sigurisë së OKB në Tiranë, ku paralajmërohen personat përgjegjës në agjencitë e OKB, por edhe të tjera institucione ndërkombëtarë, që të kenë kujdes në Tiranë. Atyre iu është thënë të mos bëjnë rezistencës, pasi rrezikojnë jetën.

Zoltan Biro, në e-mailin e tij paralajmërues sjell në vëmendje rastin më të fundit kur një punonjëse e PNUD-it u grabit në rrugën ‘Komuna e Parisit’ në Tiranë. Punonjësja femër e stafit të UNDP-së u sulmua nga një 14-vjeçar, i cili i mori çantën me forcë dhe u largua.

Në e-mail thuhet se “siç ju kemi informuar edhe më parë, rrëmbimet dhe vjedhjet në rruge janë shtuar, dhe ky nuk është incidenti i parë që i bëhet stafit të OKB-së. Djem të rinj me biçikleta apo që ecin në rrugë venë në shënjestër gratë, i vjedhin çantat apo bizhuteritë. Po kur viktimat rezistojnë, ata përdorin thika apo pistoleta për t’i kërcënuar dhe në shumë raste janë plagosur”.

Në këtë situatë stafi i sigurisë për Kombet e Bashkuara në Tiranë u kujton të gjithë nëpunësve dhe u këshillon atyre shtatë pika.

Pikat e shkruara në këtë e-mail i referohen një ambienti tejet të pasigurt. “Njihni ambientin ku ndodheni dhe të dalloni të panjohurit”, apo “mos shkoni në zona të pandriçuara”.

Kreu i sigurisë për OKB-në i kërkon te gjithëve të mos bëjnë qëndresë se do të plagosen. Mes këshillave, Biro thotë që punonjësit të mos mbajnë sende me vlere apo para kesh më shumë se nevojat ditore.

Ndërsa si pikë të fundit, ai shprehet se, “kujtoni se të tilla incidente mund të ndodhin në çdo kohë gjatë ditës duke rrëzuar poshtë besimin e përgjithshëm se mund të ndodhin vetëm pasdite apo natën”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi