Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:REFUGJAT, ËSHTË DITA JOTE

Shko poshtë

Mentor Thaqi:REFUGJAT, ËSHTË DITA JOTE Empty Mentor Thaqi:REFUGJAT, ËSHTË DITA JOTE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 24, 2011 11:35 am

Mentor Thaqi:REFUGJAT, ËSHTË DITA JOTE 264092_232326573463422_100000582437455_815566_8084795_nMentor Thaqi:REFUGJAT, ËSHTË DITA JOTE 187669_100000582437455_3196303_n

Me rastin e 20 Qeshorit, Ditës së refugjatëve, një homazh plot dhimbje e mall!!!

Mentor Thaqi:REFUGJAT, ËSHTË DITA JOTE

Ah, miq të mi,
ishte Dita ime,
e dhimbjes, mallit, ...
unë, Refugjati
i Kombit të coptuar
në pesë degëzime
e qindra drejtime, medet
të gjitha të një shkuarjeje
dhe pakthim,
mallmbytje n´rënkim!

Epo,
Emigrant,
Refugjat,
Muhaxher, ...
dhe mjer e mjer
me vajë n´buzë
me lot t´fshehur,
vargu k´putur n´Muzë
dhe jehonë zbehur!
As bën punë fjala,
as hiqet malli,
ah, t´marrtë e dala,
veç n´vrap si kali,
derë më derë,
fatzi i mjerë,
për ty s´ka verë
as dhe një herë!

Ah, po po
Njëzet Qeshori,
Dita Jote,
Refugjat i gjori,
endacak bote!
Shtëpi në lëvizje,
në katër rrotë qerreje
dhe s´bën kund ngjizje,
as ke kohë djerre,
prej pune në punë,
hamall i vjetër,
mallin s´ta shuan,
një fjalë në letër!

Këtu s´të donë,
donë punën tënde,
tash është shum vonë,
t´jetosh n´dy vënde,
e humbe tëndin,
s´merr dot të huaj,
më s´të përmendin,
as njerëzit tuaj!

Mbaje k´të ditë,
është dita jote,
se t´gjithë derëzitë,
i ke miq bote,
me plaçka n´krah
dhe nga e nga,
pa ditur kah,
ah, jetë hata!
Njëzet Qeshor,
o qënie e gjorë,
kush do t´zgjas dorë,
do jetë shenjtor!

Mentor Thaqi VS., 20.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi