Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi: Vargje pa therra! Mbasi kem mbetë n´ty, prejë si është më zi! - Parodi -

Shko poshtë

Mentor Thaqi: Vargje pa therra! Mbasi kem mbetë n´ty, prejë si është më zi! - Parodi - Empty Mentor Thaqi: Vargje pa therra! Mbasi kem mbetë n´ty, prejë si është më zi! - Parodi -

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 19, 2010 11:34 am

Mentor Thaqi: Vargje pa therra! Mbasi kem mbetë n´ty, prejë si është më zi! - Parodi - 17936_103034419725972_100000582437455_79564_5364705_s

Mentor Thaqi: Vargje pa therra! Mbasi
kem mbetë n´ty, prejë si është më zi! - Parodi -




Plaku dhe Millovani!


Diku kah Karadaku,
martohej një djalë plaku,
bënë aksham-pazarë,
dhe mbetën pa këngëtarë!

Kishin dasem t´madhe,

pa këngëtarë nuk bën,
porse kësaj radhe,
punuan pa mend!

Kishin ulur kryet,

kush me gojë nuk flet,
dhe nuk ja l´shon sytë,
shoqi shoqit t´vet!

Aty n´trapazan,

po flet një djalë i ri:
- Unë ju gjëj derman,
një këngëtarë e di!

Këngëtar nga Gjilani,

ish njëfarë Millovani,
me zor u pajtuan,
dhe n´dasem e ftuan!

Çifteli e sharki,

i kish marrë me veti,
jau bën perhajr dasmen,
qysh e don adeti!

E pin edhe kafen,

dhe një gotë raki,
u ndalën dhe llafet,
po mbretëron qetsi!

- Koha me ja nisë!

I thotë të Zotit t´Shpisë.
- Po kah me pre s´po di,
Shqiptarë apo Shki ?!!!

Dasmortë k´qyrin rrotull,

asnjë s´flet me gojë,
ah medet për popull,
kush po i vën n´lojë!

- Medet, po thotë Plaku,

m´paska lënë takati,
vet t´kemi hy n´gushë,
nisja e prejë kah të duash!

Kur isha i ri,

prejsha unë e jo ti,
tash po rri krejt urtë,
se i paskem la durtë!












Mentor Thaqi Rohrbach, Mars 2010

PS. Emërtimet e vendbanimeve janë përshtatje rime, por ngjarja tregohet
si e ndodhur. Jo bash krejt
kështu, po ishte detyrë imja ta "qëndisi"nga pak! Nëse guxoni, shani por
mos nëmni!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi