Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbi 1500 shtetas të Kosovës heqin dorë nga shtetësia

Shko poshtë

Mbi 1500 shtetas të Kosovës heqin dorë nga shtetësia Empty Mbi 1500 shtetas të Kosovës heqin dorë nga shtetësia

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 26, 2011 11:42 am


Mbi 1500 shtetas të Kosovës heqin dorë nga shtetësia



Mbi 1500 shtetas të Kosovës heqin dorë nga shtetësia Pasaporta-e-ks6754


Në tre vitet e fundit, numri i shtetasve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar heqje të shtetësisë është rritur masivisht. Vetëm në pesë mujorin e parë të këtij viti, numri total i këtyre shtetasve, të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës arrin shifrën në 1.566 persona.



Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pohon se heqja dorë nga shtetësia është mjaft shqetësuese. Sipas ministrit Rexhepi, qytetarët e Kosovës heqin dorë nga shtetësia vetëm për të marrë shtetësi të vendeve të tjera, ku ata për disa vite kanë punuar.

“Në bazë të ligjit për shtetësi, në shumë shtete të tjera evropiane lejohen dy shtetësi. Por, ka shtete të tilla, që nuk i pranojnë dy shtetësi, prandaj qytetarët tanë, të cilët pretendojnë të marrin shtetësinë e atyre shteteve, janë të detyruar të heqin dorë prej shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që ta realizojnë shtetësinë e shteteve të tjera”, ka pohuar Rexhepi.



Sipas tij, një pjesë e këtyre personave, të cilët heqin dorë nga shtetësia kosovare punojnë gjatë jashtë vendit, dhe në asnjë mënyrë nuk kanë hequr dorë nga Kosova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi