Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Veteranët heqin dorë nga protestat

Shko poshtë

Veteranët heqin dorë nga protestat Empty Veteranët heqin dorë nga protestat

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 01, 2011 10:57 pm



Veteranët heqin dorë nga protestat


Veteranët heqin dorë nga protestat Q-qeriqi-010711




Ndonëse disa ditë më parë u kishin dhënë afat institucioneve që deri në fund të kësaj jave të miratohet ligji për vlerat e luftës, në të kundërtën do të nisin me protesta, Kryesia e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të ish-luftëtarëve të UÇK-së ka vendosur që megjithatë të mos ketë protesta, por që të vazhdohet me grevë deri në realizmin e kërkesave.

Veteranët e UÇK-së, të cilët tashmë kanë hyrë në muajin e dytë të grevës në tendat e vendosura përpara ndërtesës se Qeverisë, paralajmërojnë se pa miratimin e Ligjit për vlerat e luftës së UÇK-së nuk do të largohen.

Qeveria e Kosovës kohë më parë kishte paralajmëruar se Ligji do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Të pakënaqur me këtë grevistët paralajmëruan protesta gjithëpopullore, ndërkohë që kryetari i Këshillit të ish-luftëtareve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi ka thënë për Kosovapress se kryesia e këshillit ka vendosur megjithatë që të mos ketë protesta.

Grevistët shprehen të zhgënjyer me institucionet e Kosovës, të cilat po vazhdojnë të zvarrisin miratimin e ligjit për vlerat e luftës, pas aprovimin e të cilit ata thonë se nuk do t’i japin fund grevës.

Ndryshe, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë hyrë në ditën e 39 të grevës. Zgjatja e grevës ka bërë që grevistëve ditë pas dite t’u përkeqësohet shëndeti. Por, pavarësisht kësaj, ata ritheksojnë se janë të vendosur në kërkesat e tyre dhe nuk do të pranojnë asnjë lloj premtimi, por vetëm miratimin e ligjit që e njeh të plotë luftën e UÇK-së dhe popullit për liri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi