Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nuk heqin dorë nga greva edhe pse janë të rraskapitura

Shko poshtë

Nuk heqin dorë nga greva edhe pse janë të rraskapitura Empty Nuk heqin dorë nga greva edhe pse janë të rraskapitura

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 12:11 am

Nuk heqin dorë nga greva edhe pse janë të rraskapitura

Besnik Boletini, Bota Sot
Vështirësohet gjendja e nënave greviste


Nuk heqin dorë nga greva edhe pse janë të rraskapitura Nenat%20(Small)
Në ditën e pestë të grevës, gjendja shëndetësore e gjashtë nënave greviste është vështirësuar.

Në ditën e pestë të grevës, gjendja shëndetësore e gjashtë nënave greviste është vështirësuar. Kushtet jo të mira, pluhuri i madh dhe vapa e madhe po ndikojnë që gjendja e tyre shëndetësore dita-ditës të vështirësohet. Idriz Berisha, mjek dhe kryetar i Kryqit të Kuq të Prishtinës, për çdo ditë e kontrollon gjendjen e tyre shëndetësore. Ai thotë së gjendja e tyre shëndetësore po vështirësohet nga dita në ditë. “Gjendja shëndetësore e nënave që po bëjnë grevë çdo ditë po rëndohet, gjendja e tyre është me e rëndë së një ditë më parë kur isha që t’i vizitoj. Disa nga këto gra kanë kollitje, temperaturë të lartë, por edhe e kanë tensionin e gjakut të lartë”, tha Berisha
Përkundër gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe mundësisë që ajo të vështirësohet edhe më shumë, ato janë të vendosura që të mos e ndërpresin grevën. “Gjendja jonë shëndetësore për çdo ditë po përkeqësohet, por edhe përkundër kësaj ne do të qëndrojmë këtu edhe nëse vdesim, sepse jemi ngopur me premtime të përditshme, por në fakt asgjë nuk po bëhet, që eshtrat e familjarëve tanë që e kanë dhënë jetën për këtë liri të identifikohen”, tha Ferdonie Qerkezi. Ndërsa Manduha Jetishi tha se për dhjetë vite me radhë kanë marrë premtime se eshtrat e familjarëve të tyre do të identifikohen por asgjë nuk është bërë. “Do të qëndroj këtu derisa t’i identifikojnë dy djemtë e mi dhe të gjitha mbetjet mortore, nuk do të shkoj nga këtu pa u identifikuar të gjithë, gjatë gjithë këtyre viteve kemi bërë protesta të llojllojshme por nuk është bërë asgjë për fatin e të zhdukurve dhe tash do të qëndrojmë deri në fund, nuk i besojmë me askujt”, theksoi ajo.
Për tu solidarizuar me këto nëna shumë qytetarë i vizitojnë, kjo përkrahje është më shumë individuale, pra mungon përkrahja e organizuar që do të duhej ta bënin shoqatat e grave. Për ti vizituar nënat greviste kishte ardhur edhe gruaja e dëshmorit Agim Ramadani, Shukrie Ramadani. Ajo tha se këto nëna duhet që të përkrahen edhe më shumë sidomos nga shoqatat e grave dhe nënat në përgjithësi. “Kam ardhur t’i vizitoj këto nëna, po ndjehem shumë keq kur i shoh në këtë gjendje, mu këtu pranë këtyre kontejnerëve në të cilët janë mbetjet mortore, si nënë kam dhembje të madhe. Greva e këtyre nënave duhet më shumë të përkrahet nga populli, dhe sidomos nga nënat dhe shoqatat e grave”, tha Ramadani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi