Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla

Shko poshtë

New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla Empty New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 30, 2011 8:07 pm


New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla

New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla 362111111124

Vlora dhe Saranda një zonë mjaft e njohur e Rivierës Shqiptare, fillon kështu shkrimi i se përditshmes amerikane “New York Times” në një artikull të posaçëm për bregdetin shqiptar.

Në këtë artikull gazetarët e “New York Times”, të cilët kane vizituar për disa ditë Shqipërinë tregojnë për bukuritë e vendit por jo vetëm , ato kanë nxjerrë në pah dhe mikpritjen si dhe ushqimin tepër të shijshëm.

New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla 29frugal-gjipe-blog480

Korfuzi shënjestrohet lehtë nga gazetarët për bukuritë e tij. Për ata pika e fillimit të rivierës shqiptare është padyshim Vlora, një qytet “ngjitës” siç e ka përshkruar artikulli , ku jeta e natës është mjaft tërheqëse . Ndërsa Vlora thuhet në artikull nuk është tërheqëse vetëm për të rinjtë që duan të argëtohem por edhe për moshat e mesme e të treta.

Më pas Vjen Himara , ku artikulli flet për pamjet e saj të mrekullueshme. “New York Times” thekson dhe gatimin shqiptar , ushqimet tradicionale dhe aq te shijshme. Shqipëria është e njohur për thesaret e saj historike dhe arkeologjike si qyteti antik i Butrintit por ka një bregdet mbresëlënës. Jala , mjafton t;a shohësh me sy të lirë dhe çdo bukuri del. Por edhe e parë me syrin kritik me një det aq të thellë nuk të lë vend për të komentuar.

New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla 2frugal-jali-blog480
Ushqimi është një ndër pikat kryesore që e përditshmja amerikane thekson në faqen e saj. “Në Shqipëri pushimet mund të kalohen jo vetëm duke qëndruar në hotel. Ato bëhen më mahnitëse po të qëndrosh në një çadër kampingu për të shijuar në këtë mënyrë çdo çast nga bukuritë e bregdetit shqiptar”, përfundon artikulli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi