Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topi: Shqipëria vend-model sipas kritereve të BE-së

Shko poshtë

Topi: Shqipëria vend-model sipas kritereve të BE-së Empty Topi: Shqipëria vend-model sipas kritereve të BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 8:54 pm

Topi: Shqipëria vend-model sipas kritereve të BE-së

Bota sot, Tiranë
Presidenti Bamir Topi takon Drejtorin rajonal të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benxhamin.


Topi: Shqipëria vend-model sipas kritereve të BE-së Kryetari
Presidenti Topi takon Drejtorin rajonal të NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benxhamin.


Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Drejtorin Rajonal të Institutit Demokratik Kombëtar amerikan (NDI) për Evropën Qendrore dhe Lindore, Robert Benxhamin dhe delegacionin që e shoqëronte, me të cilët zhvilloi një takim pune.Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Topi i shprehu z. Benxhamin mirënjohjen për kontributin konkret dhe të specializuar që NDI-ja ka dhënë dhe vijon të japë në fushave të rëndësishme për ecurinë pozitive dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare sipas standardeve demokratike perëndimore. Kryetari i Shtetit vlerësoi rolin e hartimit dhe zbatimit të disa prgrameve të NDI-së në Shqipëri, si ato mbi pjesëmarrjen në politikë, monitorimin e procesit zgjedhor, dhe së fundi dhe programin e quajtur “Zhvillimi i Liderëve të Rinj në politikë dhe rritja e pjesëmarrjes së gruas”.
Në vijim të bisedës, Presidenti Topi bëri një panoramë të zhvillimeve më aktuale të jetës politike në Shqipëri, duke folur mbi ecurinë e reformave të gjithanëshme në vend dhe duke u ndalur veçanërisht në reformat institucionale. Në këtë kuadër, Kryetari i Shtetit vlerësoi kontributin e NDI-së për monitorimin e zgjedhjeve dhe ndihmën në reflektimin e shoqërisë civile mbi këtë proces. Nga ana e tij, Drejtori rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore i Institutit Demokratik Kombëtar amerikan, Robert Benxhamin, pasi e falenderoi Presidentin Topi për pritjen, shprehu vlerësimin për rolin e rëndësishëm moderator si garant i Kushtetutës si dhe mbështjetjen e pakursyer të Kreut të shtetit shqiptar ndaj nismave dhe projekteve të ndërmara nga Instituti në vendin tonë për demokratizimin e mëtejshëm të institucioneve shqiptare.Zoti Benxhamin, pasi vuri në dukje përparimin e jashtëzakonshëm të arritur nga Shqipëria sidomos gjatë dekadës së fundit me anëtarësimin në NATO dhe reformave në drejtim të përmbushjes së aspiratave integruese evropiane të shqiptarëve, vlerësoi lart bashkëpunimin institucional dhe kontributin e Presidentit në procesin e demokratizimit dhe konsolidimit të institucioneve të pavarura, rritjen e cilësisë dhe forcimin e dialogut politik, në promovimin e të rinjve dhe grave në proceset politike dhe qeverisëse.Në këtë aspekt, Presidenti Topi shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e shtetit shqiptar dhe e siguroi Drejtorin rajonal të Institutit Demokratik Kombëtar amerikan për mbështetjen e tij të vazhdueshme institucionale ndaj projekteve dhe aktiviteteve të ardhshme të Institutit në vendin tonë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi