Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja

Shko poshtë

Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja Empty Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 9:08 pm

Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja

Gjatë vizitës që po zhvillon në Kinë, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, u takua me personalitetet më të larta të këtij vendi, ku pasqyroi pikëpamjet e qeverisë shqiptare për prioritetet zhvillimore politike dhe ekonomike.
Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja Sh_b

Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja BERISHA-TAKIMI
Takimi i kryeministrit Berisha me presidentin kinez, Hu Jintao, vlerësohet si historik për zhvillimin e marrëdhënëieve në mes të dy shteteve.

Tiranë- Kryeministri Berisha, në vijim të vizitës së tij zyrtare në Kinë, u prit të hënën nga presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, i shoqëruar me zyrtarë tjerë të lartë të këtij vendi. Me këtë rast kryeministri Berisha theksoi se është shumë e rëndësishme që si Kryeministër i Shqipërisë, të vizitojë Kinën në përvjetorin e 60- të të marrëdhënieve midis dy popujve. Kryeministri Berisha, e njohu presidentin e Kinës me vlerësimet e tij për pjesëmarrjen në forumin e BOAO-s, duke e konsideruar atë një nga forumet më të rëndësishme ekonomike botërore. Më tej, Kryeministri Berisha u shpreh se ai dhe qeveria që kryeson, e konsiderojnë një thesar shumë të çmuar miqësinë e popullit kinez. Kina i ka dhënë një ndihmë shumë të madhe popullit shqiptar në momente shumë të vështira të historisë së tij dhe për këtë shqiptarët u janë shumë mirënjohës. Por, nënvizoi Kryeministri, pikërisht atëherë kur Kina, nën doktrinën e Deng Hsiao Pin-it, filloi të ndërtonte Shenzhenin, diktatori shqiptar ndërtonte mijëra bunkerë dhe e çonte popullin e tij drejt varfërisë së thellë. Kryeministri u shpreh se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste kineze kanë realizuar ndryshime të thella në vendet respektive, ndërkohë që ndihma e Kinës gjatë këtyre viteve të ndryshimit të Shqipërisë, ka qenë shumë e çmuar. Duke u ndalur në investimet në vend, Kryeministri Berisha tha se Shqipëria është një vend i vogël por që ofron potenciale shumë të mëdha për biznesin kinez. Qeveria shqiptare, siguroi Kryeministri Berisha, është e gatshme t’i ofrojë biznesit kinez një zonë të lirë ekonomike për të investuar në Shqipëri, e cila ka një pozicion gjeografik kyç në Ballkan dhe Europë. Berisha: Shqipëria vend ideal për bizneset e huaja --berisha-k Kryeministri Berisha gjatë takimit me Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, z. Hu Jintao
Kryeministri theksoi se Shqipëria e konsideron Kinën një faktor paqeje dhe stabiliteti në botë. Si mik i Kinës, nënvizoi Kryeministri, “unë kam konsideratën më të lartë për suksesin që Kina ka arritur këto tridhjetë vjet. Askush nuk ka qenë më i suksesshëm në nxjerrjen nga varfëria të qindra miliona njerëzve si qeveria kineze, në këto tre dekada” u shpreh Kryeministri Berisha. Ndërkaq, presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Jintao, e konsideroi kryeministrin Berisha si një mik të vjetër të popullit kinez. “Ju e keni vizituar Kinën disa herë dhe keni dhënë kontribut të madh shumë të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve tona, u shpreh z. Hu Jintao, duke vlerësuar se vizita e Kryeministrit Berisha do të shërbejë si një shtysë e mëtejshme për zhvillimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë, si dy vende me një miqësi tradicionale 60 vjeçare. Miqësia e dy popujve tanë, vijoi ai, përbën një pasuri të vyer për marrëdhëniet midis dy vendeve. Presidenti i Kinës theksoi se marrëdhëniet dypalëshe, gjatë qeverisjes së kryesuar nga zoti Berisha, në katër vitet e fundit kanë marrë një hov të ri. Ai vlerësoi se drejtimi i Kryeministrit Berisha ka ndikuar shumë pozitivisht që këto marrëdhënie të forcohen në interesin më të mirë të të dy palëve. Në këtë kontekst, nënvizoi z. Hu Jintao, kjo vizitë përbën një pikënisje të re historike për zgjerimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës në fushat e ekonomisë, tregtisë së ndërsjellë, shkëmbimeve kulturore etj, një hap i ri i miqësisë sonë në shekullin e 21- të.
Forcimi i marrëdhënieve prioritet i të dyja qeverive
Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, z. Hu Jintao, tha se forcimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare përbën një prioritet për qeverinë kineze dhe se ai do të inkurajojë biznesin kinez të investonte në Shqipëri. Disa biznese të mëdha kineze kane krijuar besim dhe bashkëpunim të frytshëm me qeverinë shqiptare, si; në fushën e çimentos dhe në fushën e teknologjisë, ku Huaway dhe ZTE kanë eksperienca shumë të mira investimi në Shqipëri, vijoi z. Hu Jintao. Presidenti i Kinës Jintao shprehu vlerësimin maksimal për reformat e kryera nga qeveria e kryesuar nga Kryeministri Berisha, duke bërë të mundur që Shqipëria të bëhet një vend me rritje të madhe ekonomike. Ndërkaq në një takim të ndarë qe Berisha pati me zëvendëskryeministrin e Kinës, Hui Liangyu, theksoi se Shqipëria dhe Kina kanë lidhje miqësore tradicionale prej 60 vitesh dhe qeveria shqiptare e çmon shumë miqësinë e popullit kinez. Ai nënvizoi se që në kohë të vështira, populli kinez e ka ndihmuar Shqipërinë, duke i shprehur popullit kinez mirënjohjen më të thellë për ndihmën e dhënë. “Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Komuniste kineze morën përsipër dhe realizuan ndryshime të mëdha epokale në vendet e tyre”, vlerëson Berisha duke shtuar se ndihet krenar që vizitonte Kinën në Jubileun e 60 vjetorit të marrëdhënieve midis vendeve tona. Shqipëria e sheh Kinën si faktor stabiliteti dhe paqeje në botë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi