Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sumit Ganguly:Luftërat fetare

Shko poshtë

Sumit Ganguly:Luftërat fetare Empty Sumit Ganguly:Luftërat fetare

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 4:42 pm


Luftërat fetare
» Dërguar më: 10/03/2009 - 09:54


Sumit Ganguly

Më 13 dhjetor 2001, një grup terroristësh, anëtarë të grupeve Jaish-e-Mohammed dhe Lashkar-e-Taiba, që të dyja organizata terroriste pakistaneze, sulmuan parlamentin indian. Gjatë betejës që ndodhi, si pasojë, të gjithë ata u vranë, së bashku me një numër të vogël të punonjësve të sigurisë. Pas këtij sulmi, qeveria e qendrës së djathtë e udhëhequr nga partia Bharative Janata nisi një mobilizim masiv ushtarak përgjatë kufirit indo-pakistanez, që kishte për qëllim të shtrëngonte Pakistanin që të pajtohet me disa kërkesa të Indisë, duke përfshirë dorëzimin e së paku 20 njerëzve të cilët ishin akuzuar për vepra terroriste në tokën indiane. Ky mobilizim ushtarak zgjati disa muaj dhe kryesisht prodhoi premtime fetare të pajtimit nga Pakistani. Asnjë person i vetëm nuk iu dorëzua autoriteteve indiane dhe grupet relevante terroriste u lejuan të lulëzojnë përbrenda Pakistanit me pandëshkueshmëri, mirëpo me emra të rinj. Lashkare- Taiba, për shembull, u shndërrua në Jammat-ud-Dawa. Dështimi i mjerë i strategjisë së Indisë për të pasur një diplomaci shtrënguese gjatë krizës së viteve 2001-2002 nuk ka humbur në regjimin e tashëm në Nju Delhi. Pas sulmit vdekjeprurës e të ligë terrorist në Bombei më 26 nëntor të vitit të kaluar, ku mbetën 176 njerëz të vdekur dhe shumë tjerë të lënduar, qeveria e Indisë u është shmangur të gjitha opsioneve ushtarake që të detyrojë një ndryshim në sjelljet e Pakistanit. Në vend të kësaj kjo qeveri ka adoptuar strategji të diplomacisë dypalëshe dhe shumëpalëshe dhe një hapje të parashikuar kur merret me inteligjencën. Më me rëndësi, njëri nga terroristët, Mohammed Ajmal Amir Iman, i cili u kap i gjallë në Mumbai, jo vetëm se ka pranuar origjinën e tij pakistaneze, por ka dhënë detaje të rëndësishme rreth planifikimit, organizmit dhe ekzekutimit të këtij sulmi nga Pakistani. Edhe më me rëndësi, autoritetet e inteligjencës indiane i kanë bërë publike një sërë bisedash telefonike në mes të terroristëve dhe eprorëve të tyre në Pakistan. Duke iu falënderuar diplomacisë së shkathët indiane, terroristët prapa sulmeve të Mumbait kanë dështuar në cakun e tyre kryesor, e që ishte provokimi i edhe një konfrontimi ushtarak indo-pakistanez, e me këtë të nënçmojnë një proces të brishtë paqësor. Ata gjithashtu kanë dështuar të mbjellin grindje në mes të myslimanëve dhe hindusëve dhe të nënçmojnë vetëbesimin e investuesve të huaj në Indi, por këto ishin caqet dytësore. Terroristët po shpresonin të shihnin Indinë duke nisur një sulm të mprehtë ushtarak përgjatë Linjës së Kontrollit në Kashmir. Ky shtrëngim diplomatik është edhe më mbresëlënës duke pasur parasysh se sa joshëse ishte për udhëheqësit e Indisë që të shpërthejnë ushtarakisht mbi Pakistanin, duke pasur parasysh gjendjen e opinionit publik dhe presionit nga anëtarët radikalë të publikut të Indisë. Në vend të kësaj, ligjvënësit e Indisë kanë adoptuar një rrugë diplomatike që ka për qëllim të vendosë Pakistanin në dok. Në këtë aspekt, udhëheqësit e saj me kujdes kanë lajmëruar shtetet kyçe, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën, Kinën dhe Arabinë Saudite për dëshmitë të cilat i kanë mbledhur rreth përfshirjes së Pakistanit në sulmet terroriste. Ata gjithashtu kanë lëshuar një dokument 69 faqesh që përfshin pjesë të telefonatave, detaje që lidhen me udhëtimin në det nga qyteti port pakistanez i Karachit deri në Mumbai dhe pajisjet luftuese dhe logjistike të përdorura gjatë sulmit. Njëlloj, ata kanë bërë presion të fortë dhe të vazhdueshëm mbi Pakistanin jo vetëm që t’ua dorëzojë individët të cilët orkestruan sulmin, por gjithashtu një grup të të tjerëve që ishin të përfshirë para sulmeve terroriste. Në të gjitha këto përpjekje, India ka thirrur rezolutën 1373 të OKB-së, e cila i bashkon të gjitha shtetet për të parandaluar përdorimin e territorit të tyre për paditjen e akteve terroriste. Reagimet fillestare të Pakistanit ndaj këtyre përpjekjeve bilaterale dhe multilaterale diplomatike të Indisë ishin jo premtuese. Autoritetet pakistaneze, në mënyrë mjaft të pasinqertë thirrën për një hulumtim të përbashkët, gjersa mohuan çfarëdo lidhjeje me terroristët. Duke u përballur me përpjekje të vazhdueshme diplomatike indiane, ata me inat kanë pranuar se i vetmi terrorist i kapur, Mohammad Ajmar Amir Iman, është në fakt një pakistanez. Tash vonë, autoritetet pakistaneze kanë arrestuar më shumë se 10 udhëheqës dhe operativë të Jammat-ud-Daiwa, duke përfshirë kreun e tyre, Hafiz Mohammed Saeed. Ata thuhet se gjithashtu kanë mbyllur pesë kampe trajnuese që i përkisnin Lashkare- Taiba-s. Këto zhvillime, gjersa janë premtuese, nuk garantojnë çmontimin e asaj që autoritetet indiane e quajnë “infrastrukturë e terrorit”. Pas sulmit terrorist më 13 dhjetor 2001, nën presionet ushtarake indiane dhe diplomatike amerikane, Pakistani ka ndërmarrë masa të ngjashme vetëm për të rikthyer zbatimet e së kaluarës brenda muajve. Këtë herë, sidoqoftë autoritetet indiane nuk po duket se po rrezikojnë. Ministri i Jashtëm i Indisë, Pranab Mukherjee, i cili ka orkestruar strategjinë e tashme diplomatike të Indisë, e ka bërë të qartë se kjo qeveri nuk do të zbutet gjersa Pakistani të mos japë llogari të plotë të atyre që janë përfshirë në sulmet e Mumbait. Vetëm koha do të tregojë nëse strategjia e shkathët diplomatike e Indisë prodhon rezultate të duhura. Nëse do të ndodhë një sulm i ngjashëm sërish, duhet të dimë se opinioni publik indian mund të shtyjë qeverinë që të veprojë ushtarakisht. Sidoqoftë, për këtë moment i është shmangur një konfrontimi ushtarak, i cili do të arrinte kulmin edhe në një fitore të Pirros.
“Newsweek”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi