Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pettifer: Rrezik që të komprometohet sovraniteti i Kosovës

Shko poshtë

Pettifer: Rrezik që të komprometohet sovraniteti i Kosovës  Empty Pettifer: Rrezik që të komprometohet sovraniteti i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 4:08 pm

Pettifer: Rrezik që të komprometohet sovraniteti i Kosovës

Pettifer: Rrezik që të komprometohet sovraniteti i Kosovës  F.0703143327919_m

Këto bisedime janë të gabuara. Është në rregull nëse dalin gjëra pozitive nga ato, por sa do të ketë gjasa të ndodhë kjo? Serbia ende nuk është e gatshme ta njohë realitetin në Kosovë. Kështu ka thënë publicisti britanik profesor në Universitetin e Oxfordit, James Pettifer, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
“Këto janë gjëra të imëta, por mendoj çështja e auto-targave diskutohej edhe në kohën kur Kouchneri ishte shef i UNMIK-ut, që do të thotë diku para 10 vjetësh. Këto nuk janë tema të reja, janë të dobishme, por në përgjithësi nuk janë të rëndësishme. Ekziston rreziku që Kosova të futet në një proces në të cilin do të komprometohej sovraniteti i Kosovës, gjë që e dëshiron Tadici”, ka thënë profesori.
Pettifer ka theksuar se ndarja e Kosovës ishte një ndër politikat e Milosevicit, si shumë gjëra të tjera që vijnë nga Beogradi, andaj nuk është e re në qeverinë aktuale.
“Mendoj se do të jetë shumë e rrezikshme. Jam ithtar i mendimit që ndryshimet e kufijve në Ballkan janë gjithmonë të vështira, ato shpesh çojnë në dhunë, dhe mendoj se do të ishte një fitore e madhe për nacionalizmin serb. Ajo që na duhet është sundimi i ligjit në veri dhe që EULEX-i e Bashkësia Ndërkombëtare të bëjnë ndonjë gjë vendimtare atje. Mirëpo, për momentin nuk shoh shumë shenja në këtë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, modeli që do të prodhonte rezultatet pozitive në zgjidhjen e problemit të veriut është që serbët ta pranojnë realitetin në Kosovë dhe Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. Prandaj- thotë ai- duhet të ketë presion ndaj Beogradit lidhur me veriun dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës, ndërsa kjo e fundit duhet të jetë një nga kushtet që duhet t’i vihen Serbisë për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. /Telegrafi/

Dergoi:Përparim Hoxha
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi