Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Hundët” e politikës në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Mujës &company!

Shko poshtë

“Hundët” e politikës në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Mujës &company! Empty “Hundët” e politikës në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Mujës &company!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 01, 2013 10:10 pm

“Hundët” e politikës në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Mujës &company!



“Hundët” e politikës në procesin gjyqësor ndaj Ramadan Mujës &company! Largea_myrfet-shasivari1367424317
Afër e larg Evropës

Tanimë opinioni në vend, është i informuar për faktin se qysh më 25 mars, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, kanë filluar seancat publike gjyqësore ndaj gjashtë funksionarëve të këtushëm komunalë, në mesin e të cilëve ndodhet edhe kryetari Ramadan Muja. Ndërkohë që, duke e parë gjendjen se trupi gjykues i EULEX-it, ka tendenca që me seriozitet t’i trajtojë të gjitha pikat e aktakuzës dhe se deri më tani nuk “ka lëshuar pe” në asnjë ankimim të avokatëve mbrojtës, mbështetësit politik të të akuzuarit Muja, apo ata të cilët në forma të ndryshme “ia panë hairin” qeverisjes së tij, mbase edhe në forma të koordinuara, kanë filluar veprimet që këta të pandehur t’i nxjerrin nga bataku ku kanë rënë, sipas akuzuesve. Me këtë rast, vlen ta theksojmë një veprim të çuditshëm të një avokateje, e cila gjatë seancës së 25 marsit, befas u ngrit në këmbë nga publiku dhe i drejtohet trupit gjykues, përafërsisht me këto fjalë: “ekziston një grup avokatësh, të cilët dëshirojnë që ta marrin në mbrojtje Ramadan Mujën gratis”! Themi se ishte veprim i çuditshëm, ngaqë avokatja në fjalë u prezantua si nënkryetare e Odës së Avokatëve, dhe se veprimi i saj nuk përputhej aspak me funksionin që ka, e për një veprim të tillë, ia tërhoqi vërejtjen edhe kryetari i trupit gjykues në këtë proces Vladimir Mikulla, se nuk ka të drejtë të ngrihet asisoji nëse nuk e përfaqëson asnjërin nga të akuzuarit. Në anën tjetër, këshilltarët e asamblesë komunale të Prizrenit që përfaqësojnë disa subjekte politike, kryesisht të koalicionit me PDK-në, një ditë pas seancës së 25 prillit, kanë shpërndarë një deklaratë, ku në mes tjerash theksohet se vendimet e Mujës në rastin e shkollës “Mehmet Akif” dhe fabrikës së çokollatës “Kamila”, kanë qenë të drejta dhe në përputhje me interesat e qytetarëve.“Vendimet e kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, për këto dy subjekte, arsimore dhe ekonomike, të cilat kanë ndihmuar në zbutjen e papunësisë në komunën tonë, janë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe në përputhje me programin e kryetarit të Komunës për të gjeneruar punësim dhe zhvillim ekonomik lokal”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga koordinatori i saj Masar Shala, këshilltar nga radhët e PDK-së! Pra, ndonëse procesi gjyqësor ndaj veprimeve të tilla është në fazën nismëtare, mbështetësit politikë të Mujës, e shpallin “vendimin” shumë më herët se gjykatësit e EULEX-it. Dhe, ashtu siç pritej, reagimet pas kësaj deklarate, vijojnë edhe nga subjektet e politikës opozitare, të cilat, edhe ato e japin “verdiktin” e tyre për fajësinë e të akuzuarve. Në këtë kontekst, në një deklarim për media, kreu i partisë Bashkimi Demokratik Zafir Berisha ka theksuar se të akuzuarit janë fajtorë dhe drejtësia lidhur me të bëmat e tyre duhet ta thotë fjalën e vet, kurse kjo deklaratë e partive politike tregon edhe një herë se edhe ato janë pjesë e krimit të organizuar në Prizren. “Nuk besoj që dikush është kundër ‘Kamilës’ dhe “Mehmet Akifit”, por janë kundër shkeljes së ligjit dhe tjetërsimit të pronës që është në kundërshtim me ligjin”, tha Berisha. Sipas tij, “dalja në mbrojtje e kryehajnit Ramadan Muja, që me skenat nëpër gjykata po na çon mallin e klanit mafioz, “Korleone” të Sicilisë, është mbrojtje e vetvetes paraprakisht, sepse të gjithë janë të zhytur në krim dhe keqpërdorime”. Kurse LDK-ja si subjekt prijës i politikës opozitare në Prizren, ka njoftuar opinionin se “që nga fillimi i rastit gjyqësor kundër kryetarit të Komunës Ramadan Muja dhe 5 zyrtarëve të tjerë, ka tërhequr vërejtjen se ky pushtet i brishtë komunal, tashmë më shumë do të merret me përgatitjen e mbrojtjes se sa me punët e tyre që dalin nga Ligji për vetëqeverisjen lokale”, ngaqë të preokupuar me mbrojtjen nga akuzat, po i anashkalojnë detyrat dhe obligimet që dalin nga Ligji për qeverisjen lokale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi