Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Katër arrestime për rastin Bllaca

Shko poshtë

Katër arrestime për rastin Bllaca Empty Katër arrestime për rastin Bllaca

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 06, 2011 4:59 pm


Katër arrestime për rastin Bllaca

T.Rexhepi Bota sot
Katër arrestime për rastin Bllaca 7shpresim
Burimet tona bëjnë të ditur se në mesin e katër të arrestuarve janë Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi.


Sot në orët e hershme të mëngjesit policia ekzekutive e EULEX-it ka arrestuar edhe katër persona në lidhje me rastin “Bllaca”. Megjithëse policia e EUELX-it nuk ka bërë të ditur emrat e të arrestuarve , burimet tona bëjnë të ditur se në mesin e katër të arrestuarve janë Shpresim Uka, Shaban Syla, Driton Hajdari dhe Sadik Abazi, persona te cilët janë përmendur nga Nazim Bllaca në dëshminë e tij të parë para EULEX-it si dhe në dëshminë e tij të inçezuar në CD-në e bërë publike nga deputetët Gani Geci e Adem Salihaj. Personat e arrestuar sipas zëdhënësit Nicholas Hawton janë të dyshuar për një rast të vrasjes. “Individë u arrestuan në Prishtinë dhe në rrethinë. Hetimet kanë të bëjnë me pohime për vrasje të rëndë dhe tentim vrasje të rëndë të kryera në vitin 1999 dhe 2000. Arrestimet u kryen pa ndonjë incident. Pritet që sot më vonë të katër individët të paraqiten para një gjyqtari të procedurës paraprake”, ka thënë Hawton. Operacioni sipas tij është duke vazhduar dhe se rasti është duke u drejtuar nga një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës ndërsa janë autorizuar nga një gjykatës I procedurës paraprake të EULEX-it.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi