Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim gashi:Falenderim për Jeton Kelmendin

Shko poshtë

Agim gashi:Falenderim për Jeton Kelmendin Empty Agim gashi:Falenderim për Jeton Kelmendin

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 07, 2011 10:21 pm

Agim gashi:Falenderim për Jeton Kelmendin
Agim gashi:Falenderim për Jeton Kelmendin 264194_10150235004114077_644509076_7604030_2026692_n
Jeton i dashur,
Sot mora librin që ma kishe porositur përmes internetit. Më mbushe gëzime të pa kufishme sepse ti e dije se me karten time të bankes nuk mundem të porosis asgjë, ndersa unë librin tim që fal teje doli nga botimi e që shtypin e bëri Ndermarrja Botuese "LULU" nga Amerika.
E mora librin dhe e kontrollova si me hëngër. me të gjitha të mirat ishte që nga redaktimi i shkëlqyer i yti e deri te kopertina, thyerja dhe koloriti i mrekullueshëm. Duke e shfletuar e duke e parë punën fenomenale me sa zë që kisha lëshova një britmë: Po Amerikë më!
Të falemnderit miku im Jeton Kelmendi!

Me këtë rast ua ofroj një poezi nga libri në fjalë i cili liber ka 160 faqe

Dashuri me tradhëti


Të mbaja në zemër
Të mbaja në shpirt
Fortesë e dashurisë ti ishe për mua
E ti me gënjeshtrat tua jetoje pa pra
Rrënove një jetë
Rrënove një kala

Të ngrita kështjellë
Istikame të forta ndërtova
U fortifikuam unë edhe ti
Që ta ruajmë një dashuri
Kështu mendoja unë se nuk e dija pra
Që në themelet e gënjeshtrave
Paskam ngritë kala

Me lajka e tradhëti
Nuk mbahet froni i dashurisë
Deshe të bëhesh mbretreshë
Në atë fron përplot gënjeshtra
E unë ushtar i mashtruar
Të të shërbej Ty
Sa mundin e bëra
Sa djersen e derdha
Që ta ngris në vite e dekada
Kalanë për mua dhe Ty
Unë ngrit e ti rrëno
Unë besnik e ti tradhëto
Dashuri të padjallzuar të dhurova
Të gjitha mi ktheje me mashtrime
Dinakrinë e kishe mjeshtëri
Rrënove një jetë plot dashuri
Që kisha në shpirtin tim
Për Ty
Moj tradhëtare
Moj tinzare
Sa shumë të dua përsëri

II
Kur më tardhëtove dhe ike nga unë
Më lëndove në zemër
Më plagose në shpirt
Bota për mua u përmbys
Të gjitha agimet në errsirë mi shëndrrove
Pranverat mu kthyen në acare
Livadhet u bënë shkretëtira
Lulet u vyeshken të tërat
Pse o Zoti i Madh
Qite në botë tradhëtinë?

Jetë përrallore më premtoje
Në kalanë e mbushur me plot dashuri
Unë fluturoja livadheve si mbreti i fluturave
Duke shkrepur shkëndija vezulluese
Mbi krahët e xixillonjave
Në ato netët verore plot dashuri
Kërceja prej peme në pemë
Për ti mbledhur frytet më të ëmbëla
Vetëm për Ty
Moj vrastare e dashurisë
Moj tradhëtare e jetës
Pse mi vrave ëndërrat
Pse ma solle trishtimin në jetë

III
Dhe një ditë u këndella
Edhe pse ishte vonë
Më mirë vonë se kurrë
Pësimi u shëndrrua në mësim
Edhe pse i zhgënjyer plotësisht
Nuk do të dorzohem
Do kërkoj forca të reja jete
Do ta gjej dashurinë e vërtetë
Eh! Miliarda dashuri ka kjo jetë
Për mua do të gjendet një lumturi
Një dashuri
Një bukuri jete
Të më ngjalli përsëri
Të mi sheroj plagët plot gjak
E ti që shkaktove plag e varrë
Do ma kesh lakmi
Sa do të jetë vonë për ty
Ndërgjegjeja ty do të të vras aq shumë
Sdo të të zihet vendi askund
Mbete pa jetë edhe pa dashuri
Më dhimbsesh oj e mjera ti
Fund të zi ka ai kush bën tradhëti

10.05.2010
Spitali i Bierkesdorfit
Agim gashi:Falenderim për Jeton Kelmendin 268624_10150234996929077_644509076_7603945_7610408_n
Agim gashi:Falenderim për Jeton Kelmendin 262034_10150235017499077_644509076_7604161_4793828_n


Të interesuarit mund ta porositin librin në këtë adresë përmes internetit!
http://www.lulu.com/product/paperback/koha-e-pakoh%c3%8b-e-vendit-tim/16071049?productTrackingContext=search_results/search_shelf/center/2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi