Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK

Shko poshtë

Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK Empty Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 28, 2012 1:29 am

Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK 399404_10150979598789077_1911402828_n
Agim Gashi:FALENDERIM PUBLIK
(Për të gjithë miqtë e mi nga Shqipëria dhe bota, që më uruan e njëkohësisht edhe më ngushëlluan.)

Miq të dashur!
Motra e vëllezër!


Ditëlindja ime e 58-të erdhi. Si shumë ditëlindje paraardhëse, edhe kjo më gjeti përsëri të vetmuar.
Por vetminë time e mbushën qindra, mijëra urime nga trojet e Arbërit dhe nga e gjithë bota. Ju falemnderit të gjithëve!
Por unë nuk munda të gëzohem në ditëlindjen time. Sepse ajo erdhi me një humbje të madhe, të madhe sa nuk përshkruhet. U shua Poeti Ali Podrimja, Orfeu i poezisë shqipe e njëherit edhe miku im i shpirtit. Aliu nuk ishte vetëm miku im. Ai ishte miku i të gjithëve, miku i Arbërit dhe i botës së qytetëruar anë e mbanë.
Nuk munda të festoj, nuk munda të dëgjoj muzikë, nuk munda as të jem ashtu si duhej të isha sot. Të vetmit mysafirë në shtëpinë time ishin bashkëshortët Zyrafete e Nexhmedin Gërlica. Ata përcollën edhe urimin nga Imri Trena që udhëheq radion Zëri i Arbërit në Norvegji me dhuratën dedikuar mua. Dhuratat nuk munguan as nga miqtë Gërlica. Dhurata për ditëlindjen time më dërguan edhe Familja e nderuar Podrimja.
Në pamundësi që t‘i falenderoj një nga një të gjithë miqtë nga mbarë bota, për ngushëllimet dhe urimet që më dërguan:


I FALENDEROJ PUBLIKISHT TË GJITHË NGA ZEMRA IME E COPËTUAR!

Ju falemnderit njerëz të mirë!
Falemnderit, Ju zemra bujare!
Falemnderit, e madhja Familje e Ali Podrimjes!


Me shumë rrespekt
Agim Gashi
Fleming str.25
52353 Düren
Deutschland
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi