Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasadori Lauka: Do të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës

Shko poshtë

Ambasadori Lauka: Do të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës Empty Ambasadori Lauka: Do të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 28, 2011 11:33 pm

Ambasadori Lauka: Do të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës

Intervistoi Bajrush Morina
Ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” flet Islam Lauka, ambasador i Shqipërisë në Kosovë
Ambasadori Lauka: Do të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës Ambasadori%20lauka

Ndaj ngjarjeve në Veri të vendit nuk ka qëndruar “i qetë’ as ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Islam Lauka. Ai përveç se ka përçuar përmes gazetës kombëtare “Bota sot” porosinë e institucioneve të shtetit shqiptar për gjendjen në Kosovë dhe për përkrahjen e Qeverisë shqiptare për Institucionet e Republikës së Kosovës, ka dhënë edhe mendimin e vet si diplomat shqiptar me karrierë të lavdishme. “Dua të siguroj institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për realizimin e të drejtës së ligjshme e legjitime për shtrirje të sovraniteti të saj në Veri që është në interesin shtetëror dhe kombëtar të dy vendeve tona, thotë në intervistën ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka. “Gjej rastin të shpreh gatishmërinë e Shtetit dhe të Qeverisë Shqiptare që, ashtu si edhe herë të tjera, në situata të ngjashme, edhe këtë radhë, të gjendemi krah popullit vëlla të Kosovës” deklaron diplomati shqiptar Lauka. Ndërkaq i pyetur se a do të shtrijë autoritetin e sovranitetin e vvet shteti i Kosovës edhe në Veri të vendit, ambasadori Lauka u përgjigj: Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Me këtë rast dua të siguroj institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar për realizimin e kësaj të drejte të ligjshme dhe plotësisht legjitime, e cila është në interesin shtetëror dhe kombëtar të dy vendeve tona fqinje, si dhe të paqes e stabilitetit në rajon”.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi