Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Marrëveshja për veriun, zbatim i 6 pikëshit të Ban Ki-Munit

Shko poshtë

Marrëveshja për veriun, zbatim i 6 pikëshit të Ban Ki-Munit  Empty Marrëveshja për veriun, zbatim i 6 pikëshit të Ban Ki-Munit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 06, 2011 5:04 pm

Marrëveshja për veriun, zbatim i 6 pikëshit të Ban Ki-Munit

Marrëveshja për veriun, zbatim i 6 pikëshit të Ban Ki-Munit  Vetevendosje-8-61

Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur shqetësim për arritjen e marrëveshjes 10 pikëshe mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, duke thënë se kjo marrëveshje është zbatim i gjashtë pikëshit të Ban Ki-Munit, i cili nuk e ndan Kosovën, por e rrit fuqinë e Serbisë brenda Kosovës. Ky subjekt politik vlerëson se për të gjitha këto përgjegjës është kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, i cili sipas kësaj Lëvizjeje ka përgjegjësi politike dhe historike për këtë zmbrapsje.

Në një konferencë për media të shtunën, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti dhe nënkryetari Shpend Ahmeti kanë vlerësuar se marrëveshja e arritur me KFOR-in lidhur me veriun është një humbje për Kosovën dhe jo fitore siç paraqitet nga kryeministri Thaçi.

“Konsiderojmë që kryeministri Thaçi bart përgjegjësi politike dhe historike për këtë zmbrapsje dhe shans të humbur. Policia e Kosovës ka treguar dhe ka dëshmuar aftësi dhe gatishmëri. Është Qeveria e Kosovës më në krye kryeministri Thaçi ajo e cila ka treguar dhe dëshmuar se nuk është as e gatshme dhe as e aftë për gatishmërinë dhe aftësinë e Policisë së Kosovës. Prandaj ne kërkojmë përgjegjësi nga kryeministri Hashim Thaçi dhe këtë sigurisht që do të bëjmë edhe brenda institucioneve të Kosovës në të ardhmen”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se me 10 urdhrat e dorëzimit, Qeveria e Kosovës ia dorëzoi pushtetin KFOR-it i cili me fajin e Qeverisë së Kosovës po bëhet Qeveria e vërtetë e Kosovës, ndërkohë që dihet se KFOR-i nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Sipas Kurtit, Qeveria e Kosovës nuk po e tregon të vërtetën pse nuk bëri marrëveshje me shkrim me KFOR-in. Për më tepër ai ka thënë se marrëveshja nuk është nënshkruar pasi që KFOR-i nuk e njeh shtetin e Kosovës, përderisa 10 pikat e marrëveshjes sipas tij nuk janë 10 kushtet e Qeverisë së Kosovës për KFOR-in, por 10 urdhrat e KFOR-it për Qeverinë e Kosovës, ku së pari KFOR-i u mor vesh me Serbinë e mandej mbi atë bazë u pajtua edhe Qeveria e Kosovës.

“Këto të ashtuquajtur 10 kushte të qeverisë për KFOR-in ne thamë se janë 10 urdhrat e KFOR-it për Qeverinë e Kosovës dhe njëkohësisht paraqesin 10 urdhrat e dorëzimit. Mendojmë që 10 pikat e pajtueshmërisë midis qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it janë tërësisht në kuadër dhe si zbatim i 6 pikëshit të Ban Ki-Munit, i cili nuk e ndan Kosovën, por e rrit fuqinë e elementeve të Serbisë brenda Kosovës”, ka deklaruar ai.

Kurti duke i bërë një analizë kësaj marrëveshjeje ka thënë se në portat 1 dhe 31 në veri autoritet suprem do të jetë KFOR-i dhe jo Policia dhe Doganat e Kosovës.

Sipas tij pasi që strukturat ilegale serbe vranë Enver Zymberin dhe i plagosën dhjetëra policë të tjerë, njësitë speciale të Policisë së Kosovës nuk do të dërgohen më në veri, kurse aksioni i 25 korrikut ishte i pari dhe i fundit i Qeverisë Thaçi në veri.

Vetëvendosja konsideron se Qeveria e Kosovës ia ka lidhur duart vetes dhe çfarëdo aksioni i saj drejt realizimit të vendimit të 25 korrikut do të përbënte shkelje të pajtueshmërie me KFOR-in.

Nga ana tjetër Shpend Ahmeti nga kjo Lëvizje ka thënë se Qeveria e Kosovës me këto veprime të saj, më pak çdo ditë Kosovën po e bën shtet, gjithmonë duke u fokusuar në formalitete dhe po e humb rëndësinë e të qenit shtet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi