Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tubim përkujtimor në dhjetëvujetorin e rënjës heroike të Harun Bekës dhe Rrahman Tafës

Shko poshtë

Tubim përkujtimor në dhjetëvujetorin e rënjës heroike të Harun Bekës dhe Rrahman Tafës Empty Tubim përkujtimor në dhjetëvujetorin e rënjës heroike të Harun Bekës dhe Rrahman Tafës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2009 10:08 pm

Me rastin e dhjetevjetorit te renies heroike te Harun Bekes nga Gushafci i

Mitrovices dhe Rrahman Tafes nga Carraleva, bashkeluftetaret e

bashkeveprimtaret organizojne:









TUBIM PERKUJTIMOR





Te nderuar zonja e zotrinje, popull shqiptar,

kur barbaret serb, te prire nga idete shovene te grashanineve e cubrilloviqeve

menduan se erdhi momenti qe ta bejne spastrimin tjeter etnik te radhes, sic e

kishin bere edhe me pare me territoret tjera shqiptare te Toplices dhe

Sanxhakut, bijte e bijat me te mire te popullit tone, ne mbrojtje te atdheut dhe

Ceshtjes Kombetare, i bashkuan forcat dhe armet e i dolen zot vendit qe i

lindi e i rriti dhe me gjakun e trupat e tyre bene qe kesaj here planet

shovene serbe te deshtojne me turp.

Te radhitur ne piken strategjike te Koshares, nen shembullin e heronjeve

si Mic Sokoli e Sef Kosharja, Hajdar Dushi e Xheladin Hana, Adem Jashari

e Fehmi Lladrovci u radhiten ne altari e lirise per te mos vdekur e harruar

kurre edhe Harun Beka e Rrahman Tafa.

Mbi jeten, veprimtarine dhe luften e tyre heroike do te flitet ne pervjetorin e

dhjete ne kete tubim te organizur me kete rast, prandaj jane te ftuar familjaret,

shoket e te njohurit e shumte te Harunit dhe Rrahmanit, jane te ftuar gjithe

shqiptaret e shqiptaret.





Tubimi Perkujtimor mbahet me 11 prill 2009 ne oren 16 e 30 minuta

ne Sallen e Kuqe ne Pallatin e Rinise ne Prishtine.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi