Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria merr zyrtarisht ftesën për NATO

Shko poshtë

Shqipëria merr zyrtarisht ftesën për NATO Empty Shqipëria merr zyrtarisht ftesën për NATO

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2009 10:12 pm

Shqipëria merr zyrtarisht ftesën për NATO





Shqipëria merr zyrtarisht ftesën për NATO 610x-490x320


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, nëpërmjet një letre drejtuar Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, fton qeverinë shqiptare të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut.

Në letrën drejtuar Ministrit Basha, Scheffer, ndër të tjera, shkruan se të gjitha Palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e Protokolleve të Aderimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel më 9 Korrik 2008 dhe rrjedhimisht, protokollet kanë hyrë në fuqi.

"Jam veçanërisht i nderuar ti komunikoj qeverisë së Shqipërisë ftesën për të aderuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut në përputhje me nenin 10 të saj, Shqipëria do të bëhet palë në këtë traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës" thekson Scheffer.

Në vijim të letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, Ministri i Jashtëm, Basha, ka udhëzuar Ambasadorin e Shqipërisë në Uashington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të Aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit do të kryhet nesër, dt. 1 Prill 2009, në një ceremoni të përbashkët të Ambasadorëve shqiptar dhe kroat në Uashington.

Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për të aderuar në NATO në Samitin e një viti më parë në Bukuresht.
Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO- s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga Parlamentet e 26 vendeve anëtare të saj, çka bëri të mundur ftesën zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.

Kështu, në Samitin e Strasburg/Kehl, Shqipëria merr pjesë si anëtare e Aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia, duke siguruar të ardhmen, lirinë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror. (Ora News)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi