Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria në NATO-arritje nacionale

Shko poshtë

Shqipëria në NATO-arritje nacionale Empty Shqipëria në NATO-arritje nacionale

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 10, 2009 9:05 pm

Shqipëria në NATO-arritje nacionale

Bota sot
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Top i ka dërguar një letër falënderimi, presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut më të cilen e ka falënderuar për mesazhin e tij me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Shqipëria në NATO-arritje nacionale Sh_b
Prishtinë, 10 prill


Shqipëria në NATO-arritje nacionale Topi

Në letrën e presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, dërguar homologut të tij, në Kosovë, Fatmir Sejdiu, ndër të tjera shkruan:
I nderuari zoti President Sejdiu
Me kënaqësi shumë të veçantë lexova urimin Tuaj të ngrohtë dhe miqësor me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në NATO.
Dëshiroj t’ju falënderoj në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Shqipërisë për mesazhin Tuaj të sinqertë, e në të njëjtën kohë t’ju përgëzoj për hapat tuaj të deritanishëm në rrugën e integrimit euroatlantik të Kosovës.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO përbën një arritje me rëndësi, jo vetëm kombëtare por edhe rajonale me efekte të drejtpërdrejta në stabilitetin, paqen e sigurinë afatgjatë në rajonin e Ballkanit. Ajo ofron shembullin e shpresës për të gjithë kombet tona, se integrimi e demokracia kthehen në realitete kur ka vullnet dhe vendosmëri për të ecur në rrugën që kërkon e ardhmja e përbashkët e fëmijëve tanë.
Duke shprehur dhe një herë falënderimet për urimet Tuaja të sinqerta, pranoni, i dashur President, sigurimet e konsideratës sime më të lartë.
Vëllazërisht
Bamir Topi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi