Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipëria në NATO, një ditë Kosova

Shko poshtë

Shqipëria në NATO, një ditë Kosova Empty Shqipëria në NATO, një ditë Kosova

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 04, 2009 12:25 am

Shqipëria në NATO, një ditë Kosova


Shqipëria në NATO, një ditë Kosova Sh_b

Shqipëria në NATO, një ditë Kosova --nnnn

Shqipëria në NATO nuk është lajm i thjeshtë, është ndodhje historike. Kështu, gjithë opinioni shqiptar, në Kosovë, në Shqipëri, në Diasporë është i entuziazmuar. Shqipëria, qe një shekull, nën trysninë e propagandës serbe, që ka marrë buxhetin e këtij shteti serb, për ta inkriminuar popullin shqiptar në Ballkan, ka qenë një “terra inkognita”, një “vend ekzotik lindor” në Perëndim të Ballkanit, në Evropë. Me bekimin e Amerikës, me përkrahjen e saj një shekull që i bëri në sponsorizimin e pavarësisë së Shqipërisë, më në fund Shqipëria është pjesë e organizatës më të fortë dhe rojë e lirisë dhe demokracisë botërore, NATO-s. Është e arsyeshme plotësisht që çdo shqiptar të ndjehet krenar, sepse nuk është më pjesë e asaj bote të trilluar të propagandës serbe-ruse (dhe aleatëve të saj), Shqipëria sot është ulur në një tavolinë me krijuesit e Rendit të Ri Botëror, me ata që do ta luftojnë terrorizmin dhe dhunën, gjenocidin dhe shkeljen e popujve të vegjël, Shqipëria është në NATO. Shqipëria është faktor botëror. “A” për Albania, e vë simbolikisht në vendin e parë të kësaj organizate, me bekimin e Presidentit Bush, me familjen Bush, që rrëzoi Murin e Berlinit, me SHBA-të, që janë ëndrra e gjithë rinisë botërore, atyre që kërkojnë liri dhe demokraci, atyre që ëndërrojnë metaforën e kësaj lirie dhe demokracie, që quhet – Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqipëria në NATO - mjafton vetëm ta dëgjosh këtë lajm. Shqipëria në NATO është dera e madhe e vendit tonë që del nga anonimiteti ku e kishte vendosur propaganda serbe, dhe kështu futet triumfalisht në organizatën më të fuqishme në botë, në mbrojtësen e botës demokratike perëndimore. Aty është sot Shqipëria. Nesër aty do të jetë edhe Kosova, bashkë me ata që janë, dhe bashkë me Shqipërinë! Shqipëria në NATO – ky lajm si ndodhje historike sikur nuk na bëhet se e përsërisim, për shkak se në mendjen dhe në bisedat e çdo shqiptari këtyre ditëve, nuk ka temë tjetër përpos – NATO-s dhe Shqipërisë në të. Nuk ngopemi duke e përsëritur këtë lajm. Ky lajm nuk është sukses i Shqipërisë, është diçka shumë më tepër, ky lajm e shpall botërisht emrin e vendit tonë, e pagëzon Shqipërinë si Shqipëri Shtet Perëndimor. Gjashtë shekuj kanë bërë përpjekje të na shpallin shtet lindor, por nuk ishim të tillë, trashëgimia kulturore dhe historike e Shqipërisë është lufta e pareshtur pikërisht kundër okupatorëve lindorë, qoftë të Evropës Lindore, qoftë të Azisë. Më në fund u pranua identiteti kulturor perëndimor i vendit tonë, Shqipërisë. Ky pranim është data dhe dita, ngjarja dhe lajmi që kemi pritur 600 vjet me radhë, sidomos 100 vjetët e fundit nën okupimin e Evropës Lindore, Rusisë. Nuk jemi më me Kinën dhe Bashkimin Sovjetik, nuk jemi më me Rusinë, që na piu gjakun 600 vjet (me aleancat e saj pas çdo lufte që fitoi në Azi dhe që koncesiononte Shqipërinë për këmbim të territoreve aziatike). Jemi aty ku e kemi vendin, ku e meritojmë dhe ku takojmë, në NATO, që përkthehet shqip – në Perëndim! Pas 600 vjetëve, të zhvendosur në një hapësirë të “terra inkognitas”, me instrumentin e propagandës ruse në serbishte, Shqipëria vendoset në truallin e vet, në Evropë, në Perëndim. Populli shqiptar amshueshëm do të jetë falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Emri i Xhorxh Bushit, junior, do të jetë i shkruar në historinë e popullit shqiptar. Shqipëria dhe Kosova falënderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shqiptarët e duan Amerikën, aq sa e duan edhe vetveten. Se Amerika i pagëzoi, ua dha emrin – Perëndim! Shqipëria në NATO, një ditë Kosova --NATO-TX
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi