Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

TAHIRI: INSTITUCIONET SERBE NË VERI NUK JANË PARALELE

Shko poshtë

TAHIRI: INSTITUCIONET SERBE NË VERI NUK JANË PARALELE Empty TAHIRI: INSTITUCIONET SERBE NË VERI NUK JANË PARALELE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 05, 2012 11:59 pm


TAHIRI: INSTITUCIONET SERBE NË VERI NUK JANË PARALELE



TAHIRI: INSTITUCIONET SERBE NË VERI NUK JANË PARALELE Ramushi_408365

Ramush Tahiri, këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se institucionet serbe në veri të Kosovës janë legjitime.

“Ne rëndom themi se në veri të Kosovës nuk ka ligj, se mbretërojnë bandat, strukturat paralele, megjithatë nuk është krejt kështu, sepse ne atje nuk kemi struktura legjitime.

Ne themi se ato janë paralele, por nuk kemi institucione të Kosovës; ato janë të vetmet dhe realet, pavarësisht nga fakti se ne konsiderojmë se nuk janë themeluar sipas Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Tahiri për radion serbe KIM në Graçanicë.

Ai ka theksuar se pa ato struktura në veri do të mbretëronte anarkia dhe për këtë arsye duhet biseduar me njerëzit që kanë legjitimitet, sepse janë zgjedhur nga ana e qytetarëve.

Tahiri ka thënë se pret, që në vitin e ardhshëm atje të mbahen zgjedhjet lokale sipas ligjeve kosovare. (rel)

Expres
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi