Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjira Kajtazi, artistja shqiptare që po bën emër në Gjermani

Shko poshtë

Gjira Kajtazi, artistja shqiptare që po bën emër në Gjermani Empty Gjira Kajtazi, artistja shqiptare që po bën emër në Gjermani

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 05, 2011 12:44 pm



Gjira Kajtazi, artistja shqiptare që po bën emër në Gjermani

Bisedoi: A.Neziri - Bota sot


Gjira Kajtazi, artistja shqiptare që po bën emër në Gjermani

Nuk jam e “uritur” për famë

Bisedoi: A.Neziri

Gjira Kajtazi, artistja shqiptare që po bën emër në Gjermani Gjira

Gjira, është emri artistik i Argjirë Kajtazit, artiste me prejardhje nga Kosova që ka vite që jeton dhe krijon ne Gjermani. Ajo po arrin që përmes këngëve të realizuara kohët e fundit të provokojë një opinion të gjerë muzikë dashes të zhanreve të reja te muzikës zbavitëse. Gjira po zotohet që të krijojë një profil të vetin të një këngëtareje e krijueseje që të jetë sa më autentike e origjinale, duke u kyçur bindshëm ne rrjedhat e muzikës në hapësirën shqiptare. Lidhur me prezantimin e saj më të ri më video-klipin “Ditë e re nafakë e re” dhe me remixin e saj të këngës te Capital T “U bo vonë” duke e kontestuar tematikën dhe porosinë me refrenin “S´ është vonë!", Gjira shfaqet si mbështetëse e gjinsë femërore dhe jetës së tyre në botën e muzikës.

Bota sot: Derisa paraqiteni në forma të ndryshme përpara opinionit muzikë dashes, Ju preokupon gjithsesi edhe afirmimi, arritja e famës?
Gjira Kajtazi, artistja shqiptare që po bën emër në Gjermani P
Gjira: Nuk jam e dhënë pas famës, nuk jam e uritur të bëhem me çdo kusht e famshme, bëj një muzikë që më kënaq se pari mua shpirtërisht, dhe besoj se ajo i gjene edhe adhuruesit e vet...

Bota sot; Kjo thjeshtësi vërehet edhe ne paraqitjen tuaj... të themi të veçantë, nuk ka ekspozime te imponuara të pamjeve sexi...

Gjira: Jam e vetëdijshme për mënyrën e paraqitjes sime... Nuk dua të e tërheq me shume vëmendjen me këso pamjesh sipërfaqësore, e të lehet manash thellësia e porosia e këngës, niveli i saj artistik ... Edhe unë mundohem qe me një thjeshtësi në pamje të merrem edhe me probleme qe janë me peshe te jetës bashkëkohorë, posaçërisht të rinise sonë.

Bota sot: Çka është më e preferuar për ju: pamja si të dukeni në video-klip, apo prezantim live, apo mënyra si prezantoheni ne plotësinë e këngëtimit...

Gjira: Unë e thash edhe më lartë një pjesë të mendimit tim lidhur me këtë, por meqë insistoni po e them shumë qartë: jam ithtare e atij mendimi se para se gjithash muzika duhet te dëgjohet e shijohet e jo vetëm te shikohet! Kjo do te thotë se nuk dua qe në pamje te jem skajshmërisht transparente dhe atë pamjen time prej femre e lë të shfaqet natyrshëm dhe pa imponim, pra të jetë decente, si thuhet, dhe kënga duhet të prezantohet me vlerat e saj vokale, instrumentale dhe të bartet një mesazh i qartë tek dëgjuesi dhe shikuesi... Nuk dua te preokupohem vetëm me dukjen time, për t´i lënë pas dore elementet muzikore të këndimit, apo duke i lënë ato në plan të dytë apo tretë, dhe pastaj të më kujtojnë vetëm me pamje sa më sexi, sa më të lakuriqësuar, apo të një modaleje të një sfilate mode, ku duhet të ekspozohen veshjet e ndryshme. Në këtë drejtim herë- herë më duket se është krijuar një konkurrence kundër produktive pikërisht në këtë drejtim, që me kohë mund të ketë pasoja, sepse sikur po krijohet një model, një shabllon, ku duhet të sprovon të gjitha këngëtaret e ardhshme!...Unë realisht jam ithatre që të luftoj për vlera me të fisnikëruara te femrës sonë ne kontekstin e ri shoqëror e kulturor e muzikor që po e krijojmë... Në këtë koncept kemi qenë në pajtueshmëri të plotë me Lena´z beat qe si producente imja u mor edhe më këto aspekte gjatë xhirimit, të realizimit të tregimit të video klipit, xhirimit të materialeve , montimit dhe finalizimit të plotë të video klipit...Pra është një punë e përbashkët dhe e përkushtuar që ky nivel të mbërrihet... Unë mendoj se ia kemi dalë mbarë!...

Bota sot; Video klipin e këngës “Dite e re nafake e re”, sapo e shfaqet në botën e internetit, në You Tube , në faqen tuaj oficiele , keni një rezonancë pozitive?

Gjria: Po, për dy ditë e kanë dëgjuar mbi 2000 persona! Besoj se në të ardhmen e afërt do të ketë një rezonancë pozitive dhe mua me duket se kënga po pëlqehet, dhe ky fakt me gëzon e inspiron edhe me shumë në krijimtarinë time...

Bota sot; Thoni ne krijimtarinë time?!....

Gjira; Po realisht unë jam edhe krijuese dhe jo vetëm interpretuese, kjo është një veçori imja qe e kultivoj qe nga fillimet e mia të këndimit... Unë i shkruaj vetë tekstet, vetë e kompozoj vijën melodike të vokalit, që e harmonizoj me pjesën muzikore të këngës, pastaj edhe marrë pjesë aktive në skenarin dhe regjinë e video klipit...A nuk janë të gjitha këto elemente të produktit final të quajtur video klipit që tregojnë se këto janë vlera krijuese që më bëjnë të them se janë pjesë të krijimtarisë sime... Unë nuk e ndjej vetën mirë nëse mbetëm si një marionetë në një teatër kukullash, ku duhet lëvizur sipas atyre që i kanë krijuar e i lëvizin kah donë e si donë!... Ato edhe mund të kenë suksese në një teatër të tillë sepse luajnë rolin si u ushte dhënë... Unë dua ta krijoj vetveten e jo të më krijoj dikush tjetër!... Fatmirësisht që kemi arritur të jemi sa më të pavarur në këtë drejtim.

Bota sot:Aktualisht çfarë keni përpara në planin tuaj krijues?

Gjira: Gjatë kësaj kohe jam duke punuar paralelisht edhe në realizimin e dy video klipeve të reja dhe për detajet mund të informoheni edhe në faqen time Yotube.com/GjiraONAIR që besoj se në fillim të vitit 2012 mund të dëgjohen e shikohen. Gjatë kësaj kohe me ekipin tonë do të arrijmë që sa më shumë të ofrojmë materiale të xhiruara , “Gjira Diary”, që do të pasqyrojnë momente e detaje edhe nga jeta jonë dhe krijimtaria që të lëmë gjurmë të përpjekjeve tona në këtë fushë....Besoj se bashkëpunimi që kemi ndërtuar në kuadër të Produkcionit “Sunny Hill”, Lena`Z beat, Ardianin ... do të ofrojnë me kohë vlerat që po synojmë t´i realizojmë...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi