Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hakerët turq sulmojnë shumë uebfaqe

Shko poshtë

Hakerët turq sulmojnë shumë uebfaqe Empty Hakerët turq sulmojnë shumë uebfaqe

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 07, 2011 11:16 am

Hakerët turq sulmojnë shumë uebfaqe


Hakerët turq sulmojnë shumë uebfaqe Turkheckers



Shumë uebfaqe të njohura ishin sulmuar nga hakerë turq në mbrëmjen e të dielës, me disa vizitorë të cilët dërgoheshin tek një faqe që deklronte se ishte “Dita Botërore e Hakerëve”.

Sulmuesit patën si cak NetNames dhe Ascio, që janë dy firma që ofrojnë shërbime për Sistem të Emërimit të Domeinit (DNS), që lidh llojin e adresës së përdoruesit në shfletuesit e uebfaqes me uebfaqet, duke i kthyer ato në kode të lexueshme për makinë.

Megjithëse siguria e sistemeve të tyre shkelur, së paku shtatë uebfaqe të profilit të lartë ishin sulmuar kur hakerët zëvendësuan DNS-ët e NetNames dhe Ascio me ato të tyre, duke ua mundësuar kalimin e vizitorit nga këto uebfaqe në uebfaqen që tregonte se ishte dita e hakerëve.

Disa vizitorë në The Telegraph, Acer, Betfair, National Geographic, The Register, UPS dhe Vodafone ishin paraqitur me të njëjtën faqe të lartpërmendur. Gjatë natës, të gjitha faqet u kthyen në gjendjen e mëparshme.

Hakerët e quajtën veten “TurkGuvenligi”, që përkthehet si “Turkish security”. Faqja në të cilën dërgoheshin vizitorët thoshte: “Ne TurkGuvenligi e deklarojmë këtë ditë si Dita Botërore e Hakerëve – Argëtohuni Hakerët turq sulmojnë shumë uebfaqe Icon_wink .” “H4ck1n9 is not a cr1m3” (Hakingu nuk është një krim), ku në vend të shkronjave janë përdorur numrat.

TurkGuvenligi ka marrë autorësinë për sulme të ngjashme që janë bërë në fund të vitit 2008. Më herët gjatë këtij viti, ky grup sulmoi freegary.co.uk, që është një uebfaqe me fushatë kundër ekstradimit të Gary McKinnon në Shtetet e Bashkuara me akuzën për haking.

Një zëdhënës nga Telegraphpranoi që nuk ishte prekur sistemi i ndërmarrjes. “Serverët tonë dhe të dhënat e konsumatorëve ishin rrezikuar gjatë incidentit” tha ai.

Në Twitter, TurkGuvenligi e ka shkruar që e ka bërë këtë sulm “vetëm për argëtim”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi