Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nigeria, njeh pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Nigeria, njeh pavarësinë e Kosovës Empty Nigeria, njeh pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 12, 2011 11:40 pm


Nigeria, njeh pavarësinë e Kosovës

Nigeria, njeh pavarësinë e Kosovës Nigeria_Map

Nigeria ka marrë vendim ta njeh pavarësinë e Kosovës, ndërsa Afrika e Jugut, thuhet se ka dhënë garancione për një veprim të tillë, ka thënë nëpërmjet telefonit për TV Klan, zëvendës kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili gjendet në një turne në disa vende të Afrikës. Sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme të Nigerisë ka pasur gjatë ditës së sotme një takim të gjatë ku është shqyrtuar njohje e Kosovës dhe ku pas një debati të gjërë është vendosur për këtë njohje.

“Është një njohje shumë e rëndësishme. Kam pas një ditë shumë të suksesshme. Mora konfirmimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nigerisë se sot MPJ e formalizon zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Pacolli. Ai ka paralajmëruar edhe një njohje të shpejt të fuqishme nga kontinenti afrikan.

“Kam pasur takim edhe me presidentin e Afrikës Jugore, nga i cili kam marrë garancione shumë të forta që ky shtet shumë shpejt do ta njeh pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi