Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pakistani njeh pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Pakistani njeh pavarësinë e Kosovës Empty Pakistani njeh pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 21, 2012 10:40 pm

Pakistani njeh pavarësinë e Kosovës


Pakistani njeh pavarësinë e Kosovës Largea_pakistan211356105644
Gazetarë pakistanezë bëjnë me dije se ky shtet është pajtuar për njohjen zyrtare të shtetit të pavarur të Kosovës.

Informacionet jepen përmes rrjeteve sociale nga disa medie të afërta me autoritetet pakistaneze, dhe pritet që shumë shpejt njohja nga Pakistani të publikohet nga autoritetet e këtij vendi. Disa gazetarë nga Pakistani kanë shpërndarë këtë lajm si “breaking news”. në rrjete sociale.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë takuar me autoritete të Pakistanit disa herë dhe kanë kërkuar njohjen nga ky shtet.

Gjatë pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Xhibuti, më 17 nëntor 2012, ministri Hoxhaj, ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar. Gjatë takimit, Hoxhaj kishte marr premtime konkrete për njohjen e Kosovës nga Pakistani, pati njoftuar MPJ e Kosovës.

Ministrja e Jashtme e Pakistanit, gjatë bisedës me ministrin Hoxhaj ka thënë se Pakistani do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje duke shprehur interesimin e shtetit të saj për thellim të bashkëpunimit. “Përtej bashkëpunimit politik, ne jemi të interesuar që të kemi bashkëpunim ekonomik dhe në të gjitha fushat tjera”, citohet të ketë thënë ministrja pakistaneze në atë takim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi