Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës

Shko poshtë

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës Empty Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 09, 2012 6:50 pm

Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës


Timori Lindor njeh pavarësinë e Kosovës Largea_850hoxhaj-guterres1352465659
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj sot ka pranuar një letër nga Ministri i Punëve të Jashtme të Timorit Lindor, Jose Luis Guterres, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
“I nderuari Ministër Hoxhaj, shpreh mirënjohjen për vizitën tuaj në Timorin Lindor me 15 shtator, ku ne kemi diskutuar çështjet e interesit të përbashkët. Timori Lindor ndan eksperienca të përbashkëta dhe solidarizohet me popullin dhe Qeverinë e Kosovës. Kam nderin që t’u përcjell juve, dhe përmes juve Qeverisë së Kosovës, se Qeveria Demokratike e Timorit Lindor njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. Me këtë njohje formale është dëshira ime që Timori dhe Kosova mund të lidhin marrëdhënie diplomatike sa më parë”, thuhet në letrën dërguar Ministrit Hoxhaj.
Në këtë letër po ashtu thuhet se Timori Lindor shpreh urimet e përzemërta popullit të Kosovës për progresin e arritur.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj me 15 shtator ka vizituar Timorin Lindor, ku ishte pritur nga përfaqësues të lartë të këtij shteti.
Gjatë takimeve të ndryshme edhe në Fiji dhe New York, Ministri Hoxhaj kishte marr mbështetjen e këtij shteti për të njohur pavarësinë e Kosovës, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi