Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për 3 ditë, 183 maune hyjnë nga Serbia në Kosovë

Shko poshtë

Për 3 ditë, 183 maune hyjnë nga Serbia në Kosovë Empty Për 3 ditë, 183 maune hyjnë nga Serbia në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 19, 2011 6:41 pm

Për 3 ditë, 183 maune hyjnë nga Serbia në Kosovë Maunat_107587_thumb_large(Foto: Jetmir Idrizi)

Për 3 ditë, 183 maune hyjnë nga Serbia në Kosovë



Nga Express më 19 shtator 2011

Që nga heqja e masave të reciprocitetit të ndaj Serbisë deri më tash kanë hyrë 183 maune nga Serbia në Kosovë, prej tyre 24 vetë gjatë ditës së sotme. Përveç ditës së parë, bizneset nga Kosova as që ka tentuar të eksportojnë në drejtim të Serbisë, pasi qysh në fillim ishin kthyer prapa. Për shkeljen e marrëveshjes drejtuesit e institucioneve të Kosovës do t’i drejtohen ndërmjetësit të bisedimeve Robert Cooper dhe mandej edhe mund të marrin një vendim për të fuqizuar sërish reciprocitetin.

Zëdhënës i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për Kosovapress përmes telefonit se nga e premtja e deri më sot nga Serbia kanë hyrë 183 maune në Kosovë, ndërsa asnjë nuk ka mundur të shkoj në drejtim të Serbisë.

“Janë 183 maune të cilat kanë hyrë nga e premtja në Kosovë, ndërsa veç sot kanë hyrë 24 maune dhe kryesisht këto kanë hyrë në pikën kufitare në Merdare, ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë kanë hyrë shumë pak”, ka deklaruar Stavileci.

Bëhet e ditur se nga Kosova në drejtim të Serbisë nuk ka pas asnjë tentim për të dërguar maune, pasi qysh në fillim ishin kthyer prapa.

Gjatë tërë ditës Kosovapress ka bërë përpjekje të kontaktoj zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për të marrë një deklaratë lidhur me situatën, por ka qenë e pamundur, pasi ata nuk kanë shprehur gatishmërinë që të flasin.

Por dihet se ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila qysh në mëngjes ka pohuar se njëherë nuk do vendosen masat e reciprocitetit, sepse për këto shkelje i janë drejtuar ndërmjetësve të BE-së.

Nga ana tjetër zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Ramadan Hasani ka thënë se Kosova edhe njëherë ka treguar se respekton marrëveshjet, përkundër që të njëjtën gjë nuk e bënë edhe Serbia. Por sipas tij, kjo situatë nuk do të shkojë edhe shumë gjatë.

“Serbia edhe njëherë po dëshmon që nuk është ajo që nuk ka respektuar marrëveshjen dhe tani nuk po e respekton dhe unë mendoj që këtij durimi që po e tregojmë këto ditë do t’i vij fundi dhe po qe se ndodh që shumë shpejt që nuk respektohen edhe Qeveria e Kosovës do të bie vendim prapë për të aktivizuar embargon ndaj Serbisë”, ka theksuar Hasani.

Nga ana tjetër kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini ka thënë se heqja e reciprocitetit dhe moslejimi i daljes së mallrave të Kosovës, ka nisur t’u shkaktoj humbje bizneseve vendore.

“Ne e kemi paralajmëruar edhe më herët, se fondet të cilat janë ndarë për rikthim të këtij tregu janë shumë të mëdha dhe kjo do të jetë pabarazi e madhe ndaj prodhuesve vendor. Por edhe një sfidë e madhe ndaj konsumatorit, i cili do të qet në një pozicion jo të mirë, për arsye se çmimet e produkteve që mund të jenë në treg do të jenë shumë më të lira për shkak të subvencioneve që do të jepen eksportit serb nga qeveria serbe për Kosovën. Kemi informata që ka me dhjetëra mallra të ndryshme që kanë hy, kemi informata që sot dhe nesër do të hyjnë edhe dhjetëra të tjerë”, ka theksuar Shahini.

Ndryshe edhe pse është arritur marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për pranimin e vulave doganore, një gjë të tillë nuk është duke e respektuar shteti serb. Kjo ka bërë që maunet nga Kosova të kthehen në kufi, ndërsa ato nga Serbia vazhdojnë të hyjnë pa ndonjë problem në Kosovë. (KP)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi