Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosovë, 365 ditë = 8 njohje

Shko poshtë

Kosovë, 365 ditë = 8 njohje Empty Kosovë, 365 ditë = 8 njohje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 28, 2010 2:49 am



Kosovë, 365 ditë = 8 njohje

Posted: 27 Dec 2010 11:25 AM PST

Kosovë, 365 ditë = 8 njohje Flamuri_kosovar1-150x150



Në vitin që po lëmë pas, Kosova është njohur vetëm nga tetë shtete të botës. Më 19 nëntor, shteti i Tuvalusë shënoi njohjen e fundit, duke çuar në 72 numrin e vendeve që kanë pranuar shtetësinë e Kosovës.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se institucionet e vendit kanë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat për të siguruar njohje.

“Unë ju siguroj që të paktën nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme – për aq kohë sa ajo është udhëhequr nga unë – është bërë çdo gjë që ka qenë e mundshme, që të sillen njohjet. Në këtë kuadër, njohjet kanë ardhur për aq sa kanë ardhur”.

“Mirëpo, përshtypja ime është se çështja e njohjeve po interpretohet në mënyrë shumë të thjeshtësuar, ndërkohë që është një problem shumë kompleks”, thotë Hyseni.

Diplomacia kosovare vazhdimisht ka qenë në thumb të kritikave nga ana e shoqërisë civile. Kjo e fundit ka kritikuar për mungesë të strategjisë për lobim.

Por, ish-ministri Hyseni edhe sot i hedh poshtë këto vërejtje, duke thënë se vonesa e njohjeve ndodh për shkak të interesave të shteteve veç e veç.

“Kosova nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë. Njohjet nuk mungojnë si pasojë e mungesës së aktiviteteve dhe punës së institucioneve të Kosovës – absolutisht jo”.

“Njohjet mungojnë për arsye të tjera… Shtete të ndryshme kanë arsye të ndryshme në rrafshin global… Duhet ta shihni këtë problem edhe në këtë mënyrë – në një rrafsh të përplasjeve të ndryshme në botë, e që diku ndeshen edhe në kurriz të Kosovës”, thotë Hyseni.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kosovë, 365 ditë = 8 njohje Empty Re: Kosovë, 365 ditë = 8 njohje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 28, 2010 2:50 am

O pas të mjerët ne!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi