Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci

Shko poshtë

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Empty Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 26, 2011 1:55 am


Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci

Bajrush Morina
Një mbrëmje vere në Kullën e Shtatë Vëllezërve Geci nga Llausha
Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Kryeeefoto%201

Nuk duhet ndonjë arsye e veçantë për të trokitur në Kullën e Shtatë Vëllezërve Geci nga Llausha e Skënderajt. Mjafton të marrësh rrugë për Llaushë dhe të gjitha rrugët të çojnë te Kulla e Gecëve. Nuk ka ndonjë problem nëse nuk qëllon Halili apo Fadili. Mund të mos jetë as Ganiu. Dikush prej shtatë vëllezërve është në Kullë dhe dera e Kullës është gjithmonë e hapur. Ngjitesh shkallëve përpjetë dhe i takon mysafirit apo mysafirëve që të vendosin se a duan të ulen në kolltukë apo këmbëkryq në qilima të kuq. Pastaj “bukë, kripë e zemër” e llaf e muhabet deri në mëngjes.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Foto%202222

Kulla plot me armatim në vitin 1998

Kur në verën e vitit 1998 kam shkuar për herë të parë te vëllezërit Geci, në bodrumin e Kullës së vjetër, e cila gjatë luftës është bërë shkrumb e hi nga ofensiva serbe, i kam parë të renditur “kallashët” dhe kutitë me fishekë. Një arsenal i madh armatimi. Nuk u besoja syve se në një familje dhe në një shtëpi mund të gjendet aq shumë armatim. Halil Gecit, vëllait të madh të vëllezërve Geci, i kam thënë se “unë isha te vëllezërit Geci dhe nuk pashë me sytë e mi asgjë”.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Foto%203333

“Pse po thua kështu?” më pyeti Halili. “Po them sepse nuk jam i sigurt në veten time. Unë të nesërmen nisem për Prishtinë dhe nëse më pyesin policët serbë se a ke qenë të Shtatë Vëllezërit në Llaushë, unë herën e parë u them se nuk i njoh kush janë këta Shtatë Vëllezërit. Herën e dytë nëse më bërtasin u them se kam qenë, ndërkaq herën e tretë nëse fillojnë të më godasin, qoftë edhe më shuplakë, unë them se kam qenë dhe kam parë me sytë e mi dy kamionë të mëdhenj me armatim prej kallashit e deri të raketat kundërajrore”.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Foto%206666

Halil Geci qeshte me “trimërinë” time e Gani Geci që atëbotë mbante pak mjekër dhe uniformën e UÇK-së më tregonte prej “A-së deri në Zh” gjithë aktivitetin e tij luftarak që ndërlidhej me komandantin Adem Jashari. Atëbotë, në gushtin e vitit 1998, i pata thënë Gani Gecit që të shpallte veten edhe ai si një prej komandantëve të UÇK-së. “Bonu more edhe ti komandant se prej vendit të quajtur “Guri i Plakës e deri në Llaushë nja 10 vende na ndalonin ushtarët e UÇK-së dhe secilin që e pyesnim se përse po u duhen letërnjoftimet tona, ata na kthenin: “Është urdhër nga komandanti!”.



Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Foto%2044444

Nejse. Për këtë punë edhe sot e kësaj dite bëj shaka me Gani Gecin duke i thënë se “mu pas shpall ti Gani atëherë komandant dhe me të pas vra pas lufte, unë isha krenu me ty duke botuar fotografi të përbashkëta me “Komandant Gani Gecin!” Pse jo, i kisha fitu edhe do “lekë të mirë” dhe me ato pare e kisha ndërtu një shtëpi në Prishtinë”.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Foto%2055555

Veç për pikë të qejfit!

“Hajde sonte në Kullë, në Llaushë. Nuk kemi diçka të veçantë veç duam të bëjmë një ndejë për pikë të qejfit. Na vijnë edhe do kurbetçarë nga Suedia Hysen Ibrahimi, Enveri e të tjerë me shokë dhe po e bojmë një ndejë”. Kjo ka qenë “ftesa” e Fadilit për të marrë rrugë për në Llaushë.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Foto%2077777

Bashkë me studiuesin e mbledhësin e njohur të folklorit burimor shqiptar, me theks të veçantë në Drenicë, dr.Mehmet Rukiqin, ia mësyjmë Llaushës. Rrugës kalojmë skaj Polluzhës, vendlindjes së Bekim Kastratit. Kalojmë edhe skaj varrit të Bekimit dhe kujtojmë çastet e dhimbshme të varrimit të Bekimit në nëntor të vitit 2001. Që të dy dhe shumë familjarë e kolegë të tjerë të gazetës “Bota sot” kemi marrë pjesë në varrimin e Bekimit.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Foto%2088888

Në hyrje të Skenderajt është ngritur nga Vëllezërit Geci përmendorja disa metra e lart e Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut. Rrugës për në Llaushë, në hyrje të Skenderajt i biem të njëjtës rrugë ku janë vrarë Bekimi e Besimi dhe ku është plagosur Gani Geci, në nëntor të vitit 2001.

Më shumë se 50 burra (burra e jo gra) janë renditur varg e vi, prej Kullës e deri te ura, nja 200 a 300 metra të cilët nën tingujt e daulleve u dalin për mirëpritje edhe nja 50 burrave të tjerë që vijnë nga shumë vende të Kosovës, kryesisht nga Prishtina, Mitrovica, por edhe nga Dukagjini. Nën tingujt e daulleve dhe të kapur dorë për dorë “dasmorët” e kësaj nate ia mësyjnë Kullës.

Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari “së bashku” në ballë të Kullës së Vëllezërve Geci Fotoooo

Në ballë të oxhakut të Kullës rrinë “së bashku” presidenti Ibrahim Rugova dhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari. Vëllezërit Geci janë shembulli më i mirë i gërshetimit të rezistencës paqësore në krye me presidentin Ibrahim Rugova dhe i rezistencës së armatosur në krye me komandant Adem Jasharin. Prandaj ata edhe sot e kësaj dite u bëjnë vend në ballë të oxhakut këtyre dy burrave të mëdhenj të Kosovës.

Sharkia e Mehmet Rukiqit dhe “bilbilat” e Drenicës

E kam ditur se është studiues i folklorit, se është njohës i shkëlqyeshëm i letërsisë popullore, se është mbledhës i vyeshëm i thesarit gojor popullor të Drenicës e më gjerë, por nuk kam besuar se edhe në moshën rreth 70-vjeçare dr.Mehmet Rukiqi mund t’ia dridh telat e sharkisë e mund t’ia thotë këngës me aq mjeshtri të rrallë. Në momente të tilla çdokush do ta ndiente veten krenar që është shqiptar.

Janë kënduar edhe dhjetëra e dhjetëra këngë nga disa këngëtarë. Janë dridhur tela të çiftelisë e sharkisë dhe janë interpretuar melodi me violinë e harmonikë gjatë asaj mbrëmjeje. Madje këngëtarët shtyheshin me njëri-tjetrin se cili po këndon më shumë e më mirë.

Në fund himni “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” i përcjellë me instrumente ngre në këmbë të gjithë të pranishmit në Kullë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi