Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fran Buzhala:”Fytyrën ja shohim por shpirtin s´ju njohim?!”

Shko poshtë

Fran Buzhala:”Fytyrën ja shohim por shpirtin s´ju njohim?!”  Empty Fran Buzhala:”Fytyrën ja shohim por shpirtin s´ju njohim?!”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 05, 2011 10:35 pm

Fran Buzhala:”Fytyrën ja shohim por shpirtin s´ju njohim?!”

Loja e aktorëve në skenën e teatrit vrasin kë do që e pengon skenaristet, që po pregaditen shfaqjen.



Shëtitja e gjakut në plazh, me nerva të hekurta me turma njerzishë, i bën njerëzit të qeshin…

Fran Buzhala:”Fytyrën ja shohim por shpirtin s´ju njohim?!”  6306_0_0_100x127_images_stories_Autor_Fran%20Buzhala
Fran Buzhala

Dëgjoni, o të shurdhër, dhe hapni sytë e shihni o të verbër. Thonë qe duke gabuar, mëson! Atëherë lërmëni te gaboj? Nuk ka gjë me te bukur se sa një miqësi e vërtetë. Ideja e faljes është një konstitucion shpirtëror tepër human. Gabimet kur të bëhen janë plagë të thella tërë jetën! “Me rrënjë shumë të errëta, jemi mësuar me dramat tragjike-komike, argëtim i çmendur politik. Mund të themi se jemi brez me dhimbje, presioni na bashkon. Në këtë kohë të thatë bari i terur, i len pas dore dhe i ashpër, i pakujdesur i vyshkur, është rritur gjatë rrugës së kombit, dhe thotë: Atdheu i im më jep pak rreze shprese qe të mos dorëzohem? Prej këtyre fytyrave të politikës qe paraqiten me “Fytyrë engjëllore të pafajshme...!” u afruat para turmave të varfra rrugës si “djall, si gjarpri ku do të shpërndaj helmin”. Etja për hakmarrje do të sjell vetëm vuajtje, ne ato vrima te errëta qe do të bëhen varri juaj. Djajtë nëntokë për të shpaguar shpirtrat, mjaft komedi me xhelozi. Shkëlqimi dhe ndarja e mineraleve të Trepçës, qe ju rezistoi kolonialisteve, është një zonë“kokë-nxehtë” – nuk ka shumë që ka dalë nga luftërat e përgjakshme, tani na del ne skenën e teatrit politik ”Modelja e kozmetikeve, zonja e kompromiseve...!” qe dy dekada.Thonë, se diamanti është ai që mund ti rezistoi më shumë kohës, vërshimeve, tërmeteve. Erëzat e hidhura kujtojnë dhimbjet, mos na bëni për të qeshur, se po ankohen plagët ende të pashëruar, se janë drita e syve tanë, mjaft testuat çelësin dhe sekretin e artit politik? ”Fytyrën ja shohim por shpirtin s´ju njohim?!”. Analizoni historinë, mos veproni si pa ligjeve mesjetare. Nuk mund t´i pengojmë njerëzit,edhe nëse kritikojnë te padrejtë, duhet te mendojmë edhe kohën ne të cilën jetojmë, edhe paqja ka koston e vet, sepse një pjesë lexojnë burime të revistave të pushtetit, ndëshkimet e turpit i largojnë larg krimit, korrupsionit, duke u paraqitur pushtetin si “argëtim të padjallëzuar" pa fakte, duke fërkuar barkun nëpër bare, dhe harrojnë zyrtarët e shtetit premtimet për qytetarin e shqetësuar.


“Kritikën kompliment i maskuar!”

Prandaj edhe zedhenesit e pushtetit e ti disa subjekteve politike, kritikën e vet del si elektorale paraqesin si “kritikën kompliment i maskuar!” talljet e tyre dhe thumbat e kritikës që vijnë nga pjesa e publikut të ndergjgjshem nuk i marrin parasysh. Kritikën e kanë vetëm (mbyllja në kornizat vetjake) fjalën, lëvdata, viruset e “zgjuar” zyrtarët e qeverisjes së pushtetit, që janë larg krijesave, me logjik të errët, dhe shendrrohen ne atë të stuhive emocionale. Por duke parë interesat e atyre Serbeve, që kanë zaptuar pronat e shqiptareve disa vite më parë, duke iu trembur një konflikti të mundshëm social në Kosovën e varfër, refuzon të njohë këtë problem dhe lë pezull, për qëllime te caktuar si produkt i krizës. Këta janë bërë”luftëtar biznesesh” gjeja se po promovojnë paqe, demokraci, qe nga ndërhyrja e diplomacisë perëndimore ushtarakisht ne Kosovë, për të bërë “divorcin” e fundit nga fantazma e rrezikshme e quajtur jugosllavi. Ku u torturuan me mijëra njerëz shpirtra, që shpëtuan nga ndërhyrje e forcës, që tash ulërijnë në çmendina, por qe përballen me betejat e jetës. Në vend qe të bëjnë dosje këtyre krimineleve nga këto dëshmi të gjalla, politikanët mundohen ta qesin vetveten të ndershëm, si menaxhues të krizave, duke luajtur lojën budallait, qe vërehet nga qytetari i sotëm ku këto gabime i sheh me te madhe. Prandaj edhe qytetari i lodhur, i dëshpëruar nga kostoja e lart jetës, i papunë, çmimet e larta s’mund t’i durojnë më gjatë ato buzëqeshje hipokrite zyrtare! Nganjëherë konstatoj se ne mendime kur të bëjë një analizë politike, ku Kosova është mbushur me DOSJE më trishton pa mas se q´far gabimesh kanë bërë qe një decenie, qe prodhon tensione nervore, sepse edhe durimi kërkon praktik, ku këto probleme grumbullohen me shpejtësi. Nga këto mësime mund te nxjerrët një përvojë për te ardhmen.

Dritë atje ku ka errësirë, gëzim atje ku ka trishtim, shpresë atje ku ka dëshpërim!

Është e vërtetë se nuk dimë çfarë kemi derisa e humbim, por është edhe e vërtetë se nuk e dimë çfarë na ka munguar para se të vijë ajo humbje apo dështim. Mund të konstatojmë nga përvojat e praktikave te qeverisjeve se pasuria dhe opozita janë mysafir të përkohshëm.

Poet e idealist, i kanë thënë fjalët e duhura në gjdo qastë, aty përtej dhimbjeve të mjerimeve.

Shkenca fare s´ka të bëj me besimet fetare, ku këto probleme krijohen nga krizat sociale, papunësia dhe aty e terhjek vëmendjen e opinionit qe, është në kulmin e dëshpërimit, me qellim te ikjes së problemeve për të qeverisur me tej politika nga forcat politike të dështuara.

Ngadhënjimtarët e dinë që veprimi në vetvete është i padobishëm. Ka vetëm një veprim të dobishëm, ai që do të rikrijonte botën e njeriun. Ne nuk do t’i rikrijojmë kurrë njerëzit, ata janë autokton në trojet e veta, por duhet të “bëjmë sikur...!”. Sepse rruga e luftës për çlirim na bëri të takohem me trupin njerëzor të kohës së poshtëruar, gjuha, e gjaku janë e vetmja e vërtetë. Ky është qëllimi e vetëm për të pasur jetë normale. Shkencëtari me famë botërore, Dr.Aleksis Karrel, thoshte: “Lutja është forma më e fuqishme e energjisë që mund të gjenerojë njeriu”, Pra, pse nuk e shfrytëzoni këtë? Quajeni Zot, Allah, ose Frymë, pse duhet të grindeni përkufizimet kur jemi në dorë të forcave të natyrës? “Dritë atje ku errësirë, gëzim atje ku ka trishtim, shpresë atje ki dëshpërim!”. Prandaj të keqes duhet përgjigjur me buzëqeshje, aty pran bulevardit të kryeqytetit në zyrat e ”reformave”. Nga një frytë i kalbur s’mund të vij asgjë e mirë. Pran lapidareve të dëshmorëve mund të ju themi: vazhdoni të qëndroni o fitimtar të mëdhenj edhe kësaj stuhie!Kemi mësuar se heronjtë janë njerëz që kanë bërë atë që duhej bërë, duke u ballafaquar me pasojat. Nuk ndodh gjdo dit, kur ke mundësin të rilindesh, bota nuk ndalet që të presë sa ti ta riparosh.


Refelksione-publicistik - 2.10.2011 Esslingen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi