Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse LDK-ja duhet të kandidojë Nexhmedin Spahiun për President të Kosovës

Shko poshtë

Pse LDK-ja duhet të kandidojë Nexhmedin Spahiun për President të Kosovës Empty Pse LDK-ja duhet të kandidojë Nexhmedin Spahiun për President të Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 16, 2011 10:24 am

Pse LDK-ja duhet të kandidojë Nexhmedin Spahiun për President të Kosovës




Publikuar te Dielen, 16 Tetor 2011
Shkruar nga SOT NEWS

Nga Olsi JAZEXHI*

Spektri i politikës së sotme kosovare është shumë dëshpërues. Edhe pse tani janë mbushur rreth 11 vite që kur NATO ndërhyri ushtarakisht kundër regjimit të Sllobodan Millosheviçit, Kosova akoma nuk ka arritur akoma të sigurojë një status të sigurtë në arenën ndërkombëtare. Në vend ekonomia është në gjendje të mjeruar. Popullsia e dëshpëruar nga varfëria kërkon të largohet nga vendi për tu punësuar jashtë. Shteti i ri i Kosovës sot vuan nga konflikte të brendshme dhe të jashtme. Kështu psh. kufijtë e saj me Serbinë dhe më saktë çështja e Mitrovicës janë pika më nevralgjike e vendit.

Çështja e Mitrovicës sot është për të ardhmen e Kosovës sikur ka qenë Çështja e Kapshticës për Shqipërinë në vitin 1920, kur një pjesë e mirë e Korçës mbahej peng nga grekët dhe kufijtë e saj nuk ishin ende të sigurtë. Por përveç konfliktit me Serbinë dhe mosnjohjen e gjerë ndërkombëtare, Kosova, falë qeverisë së keqe të Hashim Thaçit e ka shtënë vendin edhe në një seri të tjera konfliktesh të brendshme. Lëvizja Vetëvendosje dhe një pjesë e mirë e spektrit politik kosovar nuk janë të kënaqur me sundimin e Hashim Thaçit i cili akuzohet për shitës të interesave të vendit dhe korrupsion. Qeveria Thaçi ka krijuar edhe konflikte fetare në vend duke diskriminuar muslimanët, dëbuar vajzat me shami nga shkollat dhe ndërtuar një sistem të egër laik-katolik në vend.Strumullari kryesor i gjurulldisë politike, ekonomike, ushtarake dhe fetare në vend është klani i enveristëve që sot janë në pushtet në Kosovë. Hashim Thaçi dhe Partia Demokratike e Kosovës qëndrojë të akuzuar dhe qortuar nga pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë kosovare për keqmanaxhimin e vendit. Si tregojnë raporte të ndryshme ndërkombëtare, Hashim Thaçi ashtu si edhe Ramush Hajradinaj qëndrojnë të akuzuar për krime njerëzore, trafik organesh etj, dhe ky fakt në vend që ta tregojë Kosovën si një shtet të moderuar dhe që ja vlen të mbështesë Komuniteti Ndërkombëtar, e tregojnë atë si një republikë cubash dhe “landlordësh” si ata që qeverisin sot Afganistanin e Hamit Karzait. Zgjedhjet e fundit të Kosovës treguan fare qartë që PDSH-ja ka humbur legjitimitetin për të sunduar Kosovën dhe Thaçi qëndron në pushtet vetëm falë aleancës që ka ndërtuar me AKR-në e Behgjet Pacollit, me Partinë e Drejtësisë të Fehmi Aganit dhe minoritetet. Por edhe pse partia e Pacollit dhe Aganit erdhën në pushtet me mbështetjen e besimtarëve muslimanë të cilët kërkojnë liri për fenë Islame në vend, Thaçi i ka prerë në besë aleatët e tij. Ai nuk ka futur as mësim-besimin dhe as ka lejuar shamitë në shkollat e vendit.Gjendja politike e Kosovës duket edhe më e dëshpëruar kur dikush sheh se kush është presidentja e Kosovës sot. Atifete Jahjaga e cila u zgjodh në këtë post me ndërhyrje nga jashtë, jo vetëm që është e paaftë për të drejtuar një vend problematik siç është Kosova, por kush ka dëgjuar fjalimin që ajo mbajti përpara parlamentit të Kosovës në prill 2011 e ka kuptuar sesa mundësi intelektuale ka Atifetja për të drejtuar një vend me shumë sfida siç është Kosova sot. Dëshpërues është edhe stafi i këshilltarëve të Atifetes i cili udhëhiqet nga çunakë të paeksperiencë dhe antipopullorë sikur Ilir Deda, fytyra e të cilit gjendet e kryqëzuar në shumë faqe të internetit nga muslimanët kosovarë të cilët e barazojnë me Millosheviçin.Duke parë situatën e dëshpëruar që gëzon politika kosovare sot, në skenën e saj politike e vetmja “peshë e rëndë” që mund të ndryshojë balancet e pushtetit në vend dhe largojë nga pushteti grupin e “cubave” të Hashimit është Lidhja Demokratike e Kosovës. Problemi i LDK-së sot është se ajo, që përfaqëson në njëfarë mënyrë krahun e djathtë të politikës kosovare, qëndron e përçarë me aleatët e saj natyralë, ashtu siç qëndron edhe Partia Socialiste në Shqipëri e përçarë nga Berisha. Ashtu si edhe Partia Socialiste e cila kishte Edi Ramën kryetar bashkie të Tiranës, LDK-ja sot gjendet në po këtë dilemë të madhe e cila lidhet me zgjedhjet presidenciale që vijnë pas disa muajsh në vend. Kryetari i saj e në të njëjtën kohë kryebashkiaku i Prishtinën, Isa Mustafa është në dilemë të madhe nëse ai do të lëshojë bashkinë e Prishtinës dhe të kandidojë për president apo do të qëndrojë në krye të bashkisë së kryeqytetit. Si Edi Rama në Shqipëri, LDK-ja e di se nëse humbet Prishtinën do të humbasë shumë pushtet në vend dhe Isa Mustafa nuk guxon që të bëj një gabim të këtillë politik për të ardhmen e tij dhe të vendit që do ti zvogëlonte mundësinë për tu bërë kryeministër pas zgjedhjeve parlamentare që afrojnë.Dilema që ka LDK-ja për të gjetur një kandidat për president lidhet edhe me situatën kaotike brenda vetë LDK-së dhe rrymave që do të dalin dhe luftojnë për pushtet në zgjedhjet që do vinë. Shtypi i Prishtinës sot, aludon se qarqe brenda LDK-së kanë hedhur idenë që kandidat për president LDK-ja do të propozojë Sabri Hamitin apo Veton Surroin, ndërsa PDK-ja Jakup Krasniqin. Të tre këto kandidatura, nëse zgjidhen për president do të jenë fatale për të ardhmen e vendit. Veton Surroi, Partia Ora e të cilit u dëbua me votë nga elektorati kosovar në zgjedhjet e fundit, nëse zgjidhet për president, do të jetë aq jolegjitim për Kosovën sa ka qenë edhe Mobutu Sese Seko në Zaire i cili, pse kishte mbështetjen e disa qarqeve në Perëndim dhe para i imponohej zairianëve me forcë dhe intrigë. Por edhe nëse LDK-ja propozon Sabri Hamitin, sërisht ai nuk do të ishte një kandidat i denjë dhe up-to-date me kërkesat që ka Kosova sot.Si një shtet i ri, me një popullatë të re, të varfër, e një shumicë muslimane e cila po poshtërohet përditë e më shumë nga qeveria e Hashim Thaçit, Kosova ka nevojë për një president i cili do të jetë konsensual për të gjithë vendin, të kuptojë dimensioned e krizës shumë dimensionale që vendi po kalon dhe për më tepër të kuptojë urgjencën që ka Kosova për të krijuar shtet, komb dhe identitet përballë furtunave që do të vine tani që Amerika është në krizë dhe Rusia do të ketë Putinin si president. LDK-ja edhe pse është në opozitë me Vetëvendosjen, si parti e djathtë që është nuk mund të bëj koalicion me një grup ekstrem enveristësh që flasin për bashkim me Shqipërinë dhe nuk duan të pranojnë realitetin kosovar. Ndërsa në anën tjetër, zgjedhjet e fundit në Kosovë treguan që në vend ka një elektorat në ngritje besimtarësh muslimanësh të cilët sollën me votat e tyre në pushtet Behgjet Pacollin dhe Ferid Aganin. Faktori i besimtarëve muslimanë është një fakt i cili tregoi se mund të mundë edhe milionat dhe mediat e Veton Surroit dhe të sjelli në pushtet në Kosovë një parti e cila vendos balancat e pushtetit. Por siç të gjithë ne e kemi parë, në këto momente koalicioni Pacolli – Agani janë në një krizë të thellë besueshmërie pasi këta duket se e kanë tradhtuan çështjen e muslimanëve në Kosovë (punën e shamisë, mësim besimit etj) dhe tashmë qëndrojnë në pushtet vetëm për të mbajtur karriget e tyre dhe jetëzgjatur Hashim Thaçin.Jam i mendimit se në debatin që po bëhet në këto momente në Kosovë, për zgjedhjen e kandidaturës së ardhme për president të vendit, LDK-ja si partia kryesore në vend kundër PDK-së duhet të emërojë Nexhmedin Spahiun si kandidat të saj për president në votimet presidenciale që vijnë në 2012. Spahiu jo vetëm që ka vizion të kthjellët mbi të ardhmen e kombit kosovar, ka raporte të mira me ndërkombëtarët, është intelektual dhe nuk vuan nga edukimi jo i mirë siç vuan Atifetja me Hashimin, por ka raporte të mira edhe me muslimanët të cilët e simpatizojnë versionin e identitetit që ai propozon për të ardhmen e vendit. Nexhmedin Spahiu ka dëshmuar me zgjedhjet për kryetar Bashkie në Mitrovicë, qytetin më problematik ku është çerdhja e SHIK-ut të PDK-së, se duke mos qenë anëtar i asnjë partie dhe kandidat i një partie të vogël AKR-së ka mundur realisht ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi i cili e morri postin me manipulime.Zgjedhja e presidentit të ardhshëm të Kosovës, është një hap i cila do të ketë një impakt të gjatë për të ardhmen e Kosovës. Në këto momente, LDK-ja mbetet të shihet nëse do të dijë të luaj dhe të fitojë apo do të humbi? Isa Mustafa edhe pse e agjëron Ramazanin, e di fare mirë se me punën e xhamisë së madhe dhe katedrales katolike nuk i ka mirë punët me muslimanët. A do të luaj “smart” Isai me politikën kosovare sikur luan Berisha me të majtën dhe me muslimanët në Shqipëri? A do të prodhojë ai një “Lul Basha” për presidencën e ta tregoj LDK-në bujare ndaj muslimanëve dhe miletit (siç bëri Luli kundër Edit) dhe arrijë të mbledhë një pjesë të gjerë të spektrit politik kosovar rreth vetes dhe ta dobësojë lidhjen e Hashimit që e ka futur Kosovën në njëqind e kusur bela. Që të ndodh një gjë e këtillë, Kosova ka nevojë për pak intelektualizëm dhe një president sa më popullor. Ethet e kosovarëve për Hashimin që hiqej si çlirimtar i Kosovës tashmë kanë perënduar. Hashimi është lakuriq e duhet të ndihmohet që të lirohet nga detyra që ka. Por zaret e lojës tani janë në duart e LDK-së. A do të luajë Isai shah apo do të vazhdojë të bëjë boks me Hashimin?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi