Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI..

Shko poshtë

BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI.. Empty BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI..

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2011 8:42 pm

BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI..

BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI.. 317169_262857440426328_100001062219185_853248_1297136575_n

Beqë Cufaj

Nuk do të duhej të ishim profetë për t'ia qëlluar se çfarë do na vinte nga Brukseli. Tekefundit, atë që teknokratët e Komisionit Europian e shkruajnë, qytetari dhe me këtë edhe vdektari i zakonshëm i Kosovës e përjeton në një formë shumë më brutale çdo ditë. Prandaj pse ta heshtim që teksti i Raportit të Progresit mes rreshtash potencon: Kosova është në duart e hajdutëve e harbutëve po aq sa të injorantëve dhe intrigantëve.

Dhe po: Kosova është një vend që nuk i ka veç do probleme të cilat do të kishin shansin të zgjidheshin brenda një kohe të shkurtër- të themi 2-3 vjet. Jo. Të gjithë, ama bash të gjithë parametrat e zyrave të spin-doktorëve të kancelarive perëndimore e kanë të shkruar të zezë në të bardhë: një vend pa lidership ose me lidership por të shantazhueshëm dhe të korruptueshëm për të cilin nuk priten ditë të mira, po për së paku 2, 3 vjetët që vijnë.

Kjo Republikë është një moçal në të cilin çdo gjë është problematike. Nga ajri i ndotur përmes praktikanteve e praktikantëve dhe pensionisteve e pensionistëve perëndimorë që "punojnë" në "misionet" e "administratave ndërkombëtare" deri tek kasta sunduese politike, e cila nuk ka vizion as këllëç të kapet me realitetin e rëndë me të cilin qytetarët tash sa vite po përballen.

Ky vend është i zënë peng nga njerëz të cilët jo veç që nuk çajnë kokën për të tashmen dhe të ardhmen, por thjesht vazhdojnë ta shohin dhe çka është edhe më keq- ta përdorin atë dhe çdo gjë, për të ruajtur dhe kontrolluar pozitat e tyre dominuese.

Prandaj kush u mërzit që kreu i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, i mbiquajtur Shef, dilte dhe tallte popullin e tij (sic!) kur thoshte që "e mbajti premtimin" për vizat, mos të mërzitet më! E dini pse? Sepse Thaçi atë mund ta thoshte. Prandaj edhe e thoshte. Kryebariu i kopesë e ka kuptuar se si duhet drejtuar shkopi i tij magjik (shtaga!) dhe turma e kryesuar nga lobistët e mejhaneve e sakaqeve të kasabasë sa çel e mshel sytë e shkep selamin e shefit (me Sh të madhe).

Por e ec e mos ço krye para këtij haberi të hallexhiut e hajgarexhiut Hashim Thaçi?

E dini pse tallet ashtu? Tallet sepse do por shumë më shumë edhe mundet dhe para së gjithash i duhet. Ka shumë halle dhe vetëm nga halli në hall mund të mbijetojë.

Bile, pas këtij Raporti të Progresit dhe parametrave të sipërpërmendura është për t'u vajtuar deri në dënesje me këtë- herë hajgarexhi e herë hallexhi që e ka mësuar zanatin aq mirë sa që mundet lehtë, fare lehtë, brenda disa muajsh këtë vend ta bëjë të besojë që do hajë me lugë dukati!...

Pse jo? I ka në duar shumicën e televizioneve e gazetave, bizneseve e partive, personaliteteve me ndikim e që- do-të-donin-të-jenë- me ndikim... Si të mos e marrim vesh që të qeverisësh në një vend të vogël si ky yni nuk është edhe aq vështirë? Kur shefi për çdo gjë dhe kur të dojë mund të lëshojë një pupël nga jastëku i rehatisë dhe ajo merr drejtimin tek adresantët. Prandaj derisa ta ketë kokën e rehatuar në atë jastëk me pupla "qeverisjeje" do ta ketë më tepër se lehtë të na... qeverisë.

Të jemi të qartë: problemi i këtij vendi nuk është as te (keq)qeverisja as te (mos)sundimi i ligjit. Jo pa e kuptuar që hallet e Thaçit nuk përputhen me ato të banorëve të kësaj Republike të sfilitur. Prandaj e kemi këtë teatër absurd i cili ka të bëjë me çdo gjë por jo edhe me shtet(ësi), jo me institucione, jo me politikë, jo me punë, jo me përpjekje për konsolidim, jo me vizion për të ardhmen e fëmijëve tanë.

BEQË CUFAJ: HALLEXHIU HASHIM THAÇI.. 301190_262861847092554_100001062219185_853303_1147552464_n

Varrezë masive e dëshmorëve të kombit në fshatin Strellc afër Pejës

Hallet e Hashim Thaçit thjesht nuk përputhen me ato të vdektarëve të zakonshëm të këtij nënqielli. Prandaj i kemi hajgaret e tij.Ai e ka për mbijetesë politike e njerëzit e këtij vendi e kanë për mbijetesë të llojit e sojit tjetër: nga përditshmëria deri te paperspektiva... Prandaj tallet herë me raportet si ky e herë me vizat, herë me qeverisjen e herë me sundimin e ligjit, herë me gazetarët e herë me parlamentarët, herë me partinë (e tij) e herë me partitë tjera... Gjëja që ai nuk e di a s'ia kanë thënë është se: hallexhinjtë më të mëdhenj janë edhe hajgaraxhinjtë më të mëdhenj!

Marrë nga: "ZËRI" online
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi