Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi: Luftëtari nuk e lëshon flamurin

Shko poshtë

Thaçi: Luftëtari nuk e lëshon flamurin Empty Thaçi: Luftëtari nuk e lëshon flamurin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 10:37 pm

Thaçi: Luftëtari nuk e lëshon flamurin


Thaçi: Luftëtari nuk e lëshon flamurin Largea_1pm_16-1-111353092275
( I plotësuar) Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në fund të debatit që është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, pas raportimit të tij për takimin me kryeministrit serb, Ivica Dacic, ka marr flamurin kombëtar që ia kishte lënë Lëvizja Vetëvendosja, duke thënë se luftëtari nuk e hedh flamurin si leckë. Por, ka ardhur reagimi i nënkryetarit, Glauk Konjufca i cili ka thënë se nuk e ka hedhur flamurin, por e ka lënë në foltore që kryeministri ta bëjë betimin.
Në fund të debatit të sotëm në Kuvend, kryeministri Thaçi eka marr fjalën duke thënë se ka dëgjuar me vëmendje kritikat e deputetëve, por ka kërkuar nga ta që mos të japin vetëm kritika, por edhe ndonjë këshill. Madje ai ka thënë se në kuptimin elektoral nuk i ndihmon atij takimi me kryeministrin serb, Ivica Dacic, por siç ka thënë ai, këtë e bënë për të mirën e vendit dhe qytetarët e kuptojnë këtë.


Ai ka marr flamurin e lënë nga Vetëvendosje, duke thënë se kjo është në traditën dhe rregullat e luftëtarit të lirisë.

“Këtu u fol për histori edhe për betime, unë jam betuar njëherë dhe qëndroj shumë krenar dhe pas atij betimi jetësor. Në atë betim timin lidhet vullneti i qytetarëve të Kosovës, prandaj nëse dikujt i ka mbetur merak është çështje të tij, por dua të theksoj se një luftëtar nuk e lëshon flamurin nga dora si leckë. Prandaj në shenjë të ruajtjes së krenarisë dhe dinjitetit kombëtar unë e marr flamurin dhe e mbaj në dorë. Kjo është në traditën e popullit tonë, por edhe me rregullat e luftëtarit të lirisë”, ka theksuar Thaçi.

Për më tepër ai u ka thënë deputetëve të Vetëvendosjes se janë ata që për 13 vite mbjellin frikë dhe urrejtje tek qytetarët.

Gjatë debatit të sotëm janë përmendur emra të ndryshëm që i përkasin historisë, e që, sipas kryeministrit, janë emra që nuk i kanë sjellë asgjë të mirë popullit të Kosovës.

“Këtu u përmenden edhe personalitete të ndryshme historike prej Pashiqit, Esat Pashës, Zogut, Karagjorgjevicit, Titos ... Asnjërit prej këtyre shqiptarët nuk ja kanë parë hajrin. Prandaj unë ju ftoj që të koncentrohemi në vlerat tona kombëtare. T’i ruajmë ato vlera t’i realizojmë qëllimet tona dhe vizionin tonë. Se kush është Zogist, Qemalist kjo punë i takon historisë edhe në kuptimin ideologjik edhe të përpjekjeve. Me këtë logjikë nuk e di se di do të vlerësonim Ismajl Qemajl Beu me 1912, por sot krenohemi të gjithë se në vitin 1912 u shpall pavarësia e Shqipërisë aktuale zyrtare, por jo e shqiptarëve”, ka deklaruar ai.

Por, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nuk e ka hedhur flamurin, por e ka lënë aty që kryeministri ta jap betimin që nuk do të ketë autonomi substanciale për veriun e vendit.

“Unë nuk e hedha flamurin. Mendoj që e kam lënë të palosur në foltore. Foltorja nuk është shportë e bërllogut po është një pjesë e dedikuar për me fol deputetët edhe kryeministri dhe unë e lash aty të palosur flamurin aty me qëllim ju të vendosni dorën aty dhe të betoheshit se këtë e presin qytetarët e Kosovës, që nuk do të ketë kurrfarë autonomie për veriun e Kosovës. Kjo duhet të jetë garanci, duhet të jetë sigurim i qytetarëve të Kosovës që janë të shqetësuar prej zërave ndërkombëtar”, ka theksuar Konjufca.

Madje, ai nuk ka qenë në dijeni nëse kryeministri Thaçi gjatë luftës ka dhënë betimin.

“Sa i përket betimin ju thatë që e keni bërë më 1999. Nuk e di a e keni bërë apo nuk e keni bërë. Mendova këndë me pyet për këtë farë çështje... Njëherë mendova Berat Buzhalën figurën tuaj emblematike partiake, por nuk mu dok i përshtatshëm për këtë pyetje. Po mendoj që Rexhep Selimin më duhet me pyet për këtë punë”, ka deklaruar ai.

Pas gjithë këtij debati, seanca ka vazhduar me pikat e tjera të rendit të ditës, respektivisht Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ku të gjitha grupet parlamentare janë dakorduar që t’i kthehet ky projektligj Qeverisë së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi