Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

HYQMET HASKO:Tri poezi

Shko poshtë

HYQMET HASKO:Tri poezi Empty HYQMET HASKO:Tri poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 25, 2011 9:32 pm

HYQMET HASKO:Tri poezi 300904_292098090819153_100000568930657_1116795_1310619433_nHYQMET HASKO:Tri poezi 276034_100000568930657_1951593992_n

TI JE POEZI - BUKURIA, O SHQIPËRI !

Ti je madheshtia perendia zot,
Ti je kenga qe kendohet perher.
Bukuria e një shpirti që duam fort,
Me të gjitha lulet që çelin në pranverë.

Ti je kaq e bukur, sa veten përherë pyes,
mos je thesari mbushur me art ?
Të ngjaj nga ti, qiellin do te ngjise,
Se kur të kam ty, zemra me ndizet flak.

Ti qëndron në gjithë qenien time,
tek ti unë botës, të fshehtat ia mësoj,
se ti je ëndërr e një zemre,
që se rrahuri kurrë s’do pushojë.

Ti je motivi i bukur që unë kërkova,
liria e shpirtit që përherë më dhe,
shkëlqimi i një emri me madhështi,
Ti je poezi - bukuria ime, o Shqipëri!

HYQMET HASKO:Tri poezi 302900_293118314050464_100000568930657_1121077_1841464698_n

MOSHA E PJEKUR E BURRIT

Tani kam moshën e pjekur të burrit,
Mundohem mos përplasem me cepat e gurit,
por ç’e do shpirti im i varfër më mbeti
se një mike të mirë për zemrën s'gjeti.

Shpesh më shqetëson varfëria e fjalëve,
që s’di të bëj për vete një dashuri.
Kur shikoj një mike, vërshëllej pas gardheve,
fjalë të ëmbla dhe joshëse t’i them nuk di.

Unë kurrë s’mund ta mësoj stilistikën e fjalëve,
nuk shtirem si i mençur të them fjalë të mëdha,
me një puthje prej burri dashurisë i jap dritën,
dhe bëj të gjitha përpjekjet ta pushtoj këtë kala.

HYQMET HASKO:Tri poezi 298010_291224650906497_100000568930657_1113879_1931518464_n

HAPËSIRË

Mali është babai im, lisat vëllezërit e mi,
kokëfortësinë për tu mos ju përkulur askujt,
vendlindjes i përulem që më mbajti në gji,
të çeliktë ma bëri zemrën të rroj me madhështi,

Lulja është motra ime e praruar në vegime’
Dikush një lule kur e këput prek zemrën time.
Fusha është nëna ime, me hapësirën e saj të pa fund,
djep gjigant ku te gjitha dashurit i përkund.

Kurse unë jam lumi, qe rrjedhën e ndal ne det
me freskinë e burimit tim, jetës i jap jetë,
përzihem me dallgët, por marr zemërime,
se e dua vargun të urtë për pajtime.

Hapësira poetike kaltëron me galop,
Ka madhështinë e malit dhe të lisit,
urtësinë e lules, zemrën e fushës, ves që pikon lot,
unë jam poet që vargun e mbjell te rrënjët e fisit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi