Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:Dy poezi

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:Dy poezi Empty Hyqmet Hasko:Dy poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 27, 2012 10:28 pm

Hyqmet Hasko:Dy poezi 372420_100000568930657_154401610_n

Hyqmet Hasko:Dy poezi

Hyqmet Hasko:Dy poezi 431289_354110951284533_100000568930657_1306860_1139620263_n

TI VEÇ GËZIME SOLLE ME VETE

Ti erdhe të sillje ngrohtësinë e zjarrit,
hyre kokulur e ndezur prush,
kur unë shfletoja fletët e mallit,
dhe nuk prisja vizita nga askush.

Po ç'kërkon nga unë, moj mikja ime,
që rri e heshtur e nuk largohesh dot?
Të kuptoj, ke lëmsh me ngashërime,
zemra jote zemrës sime diçka do t’i thotë.

Unë dorën afroj dhe të prek lehtë,
ti më përqafon pa bëre zë më gjatë,
më largohet ai mall nga çdo fletë,
kur ti fillon e me dhuron veç mjaltë.

Ti hyre dhe mbete si dritë jete,
për një rrugë të gjatë e më të lumtur,
ti veç gëzime për ne solle me vete,
në djepin e dashurisë për t’i përkundur.

Hyqmet Hasko:Dy poezi 402486_351822121513416_100000568930657_1301979_946860232_n

PLISAT THËRMOJ ME DUAR

Si qenka kështu
Kjo nostalgjia,
për vendlindjen
kaq e prekshme,
kur thërrmoj plisat
me duart e mia,
ajo bëhet e fuqishme
dhe e pavdekshme.

Shikoja duart e babait,
kur lëronte arën,
duart e nënës
kur barin pastronte,
kur duart e motrës
hidhnin farën,
dashuria e tokës
për jetën u buronte.

Sot me nostalgjinë
e njeriut që ka mall,
plisat thërrmoj
me duart e mia,
se e kam zemrën
mbushur me dallgë,
ku për tokën
më dallgëzon dashuria.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi