Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beqiri: Do t'i mundim këto parti të lodhëta

Shko poshtë

Beqiri: Do t'i mundim këto parti të lodhëta Empty Beqiri: Do t'i mundim këto parti të lodhëta

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 27, 2011 8:24 pm

Beqiri: Do t'i mundim këto parti të lodhëta

Beqiri: Do t'i mundim këto parti të lodhëta Beqiri154

Dje në ambientet e restorantit "Beni Dona" u mbajt Kuvendi IX Zgjedhor i Forumit Rinor të LDK-së, dega në Podujevë.

Ishin të pranishëm kryetari i Degës së LDK-së të Podujevës dhe anëtar i Kryesisë së LDK-së, Agim Veliu, sekretari i përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri, anëtari i Kryesisë qendrore Naser Osmani, anëtarët e Kryesisë së Degës, kryetarët e Nëndegëve të LDK-së të Podujevës, përfaqësuesit e medieve dhe mysafirë të tjerë.
Duke përshëndetur punime e kuvendit, kryetari i Degës, Agim Veliu tha se ky Kuvend është vazhdimësi e traditës zgjedhore të LDK-së.


"Ne do të vazhdojmë këtë traditë në frymën e LDK së dhe të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova".

Ai tha se Forumi i Rinisë në Podujevë dhe aktiviteti i të rinjve të LDK-së është më i fuqishmi nga të gjitha degët e Kosovës.

Veliu tha se nuk i pranon lojërat e disave që për interesa të ndryshme të cilët tentojnë të pengojnë mbledhjet e Kuvendeve Zgjedhore të Forumit Rinor.

Ai bëri thirrje të gjithë të rinjve të komunës së Podujevës "t'i bashkohen këtij subjekti më demokratik, më të fortë dhe më të organizuar që të japin kontributin e tyre në LDK".

"Ju porosisë juve të rinjve që të mos ua jepni mbështetjen asnjë krahu të mundshëm ekzistues, por vetëm të ndiqni filozofinë politike të Presidentit Rugova", ishte mesazhi Veliut për të rinjtë.

Duke përshëndetur kuvendin në emër të Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, Ismet Beqiri tha në fillim se "Podujeva është çerdhe e LDK-së". Ai i ka garantur të rinjtë, siç u shpreh, "se së shpejti do t'i mundim këto parti të lodhëta".

"Kur të gjithë dashakëqijtë kanë menduar se LDK po fundoset, ajo është ngjallur edhe më shumë dhe ka treguar fuqinë e saj politike. Unë ju them se nuk ka fuqi që mund ta gjunjëzoj LDK-në", ka theksuar para të rinjve Beqiri.

Në vijim të punimeve, Kuvendi IX i FR të Degës së LDK-së të Podujevës me votim të veçantë për kryetar të FR zgjodhi Fidan Rekaliun, cili para të pranishmëve u zotua se do të japë maksimumin e tij, duke punuar së bashku me të gjithë për interesat madhore të LDK-së.

Në kuadër të votimit të fshehtë dhe demokratik u zgjodh po ashtu edhe Kryesia e re e FR prej 19 anëtarëve. Në fund Kuvendi votoi edhe për delegatët që do ta përfaqësojnë FR të Degës në Kuvendin Qendror të FR të LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi