Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qeveria gjermane gjeti 55 miliardë euro të harruara

Shko poshtë

Qeveria gjermane gjeti 55 miliardë euro të harruara Empty Qeveria gjermane gjeti 55 miliardë euro të harruara

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 29, 2011 10:36 pm

Qeveria gjermane gjeti 55 miliardë euro të harruara

Qeveria gjermane gjeti 55 miliardë euro të harruara Hypo-real-estate-

Kujt nga ne nuk i ka ndodhur që të gjejë në xhepat e rrobave ndonjë shumë të vogël parash të harruar aty prej kohësh? Gjithashtu të gjithë e mbani mend atë ndjesinë e këndshme kur gjen ato para, a thua se nuk janë tuajat.

Tani imagjinoni se si duhet të ndihet qeveria gjermane, e cila ka gjetur 55 miliardë euro të harruara për shkak të një gabimi në llogaritje të bankës Hype Real Estate (HRE), e cila u shtetëzua në 2009 pas problemeve financiare.

Kështu, Gjermania është zgjuar me 55 miliardë euro më e pasur, pasi ka zbuluar gabimin në llogaritjet e bëra nga banka HRE. Zbulimi në fakt u bë në fillimit të tetorit, por u publikua vetëm tani. Mesa duket autoritetet gjermane donin te siguroheshin se nuk po ëndërronin.

Qeveria gjermane gjeti 55 miliardë euro të harruara Hypo-real-estate

Banka HRE pati probleme të theksuara likuidimi gjatë krizës së gjigantit amerikan “Lehman Brothers” dhe qeveria gjermane e garantoi atë me 145 miliard euro para se ta shtetëzonte.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi