Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tahiri paralajmëron mundësinë e largimit të Kosovës nga dialogu

Shko poshtë

Tahiri paralajmëron mundësinë e largimit të Kosovës nga dialogu Empty Tahiri paralajmëron mundësinë e largimit të Kosovës nga dialogu

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 05, 2011 9:10 pm

Tahiri paralajmëron mundësinë e largimit të Kosovës nga dialogu

Prishtinë, 5 nëntor - Kosova mund të tërhiqet nga dialogu teknik, nëse pala serbe nuk zbaton marrëveshjet. Por, vendimi i Prishtinës për të ndërprerë dialogun me palën serbe do të varet krejtësisht nga këshillat që do të japin zyrtarët e BE-së dhe ata të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Tahiri paralajmëron mundësinë e largimit të Kosovës nga dialogu 05tahiri_0511111712_1
Këtë paralajmërim për mundësinë e largimit të Kosovës nga bisedimet me Beogradin e ka bërë shefja e delegacionit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri.

Zëvendëskryeministrja ka thënë për Express se Qeveria e Kosovës është e përgatitur për të vepruar edhe nëse pala serbe vazhdon të mos jetë konstruktive në dialog.

“Ne si palë në këto biseda, flasim me faktorin ndërkombëtar për të analizuar së bashku arsyeshmërinë e vazhdimit apo mosvazhdimit të dialogut... Në koordinim me BE-në dhe SHBA-të do të ndërmarrim hapat e mëtejmë në rast të ballafaqimit me dekonstruktivitetin apo mosbashkëpunimin e Serbisë”, ka thënë ajo.

Shefja e delegacionit të Kosovës është kundër çdo diskutimi për çështjen e veriut dhe pikave doganore. Ndërsa, i ka quajtur demagogji deklaratat e Borko Steafnoqivit se Serbia po bisedon me ndërkombëtarët për dy pikat doganore të Kosovës.

“Faktori ndërkombëtar vazhdimisht e ka refuzuar kërkesën e Serbisë për të imponuar çështjen e pikave doganore në dialog”, ka deklaruar Tahiri.

“Kjo që po e bën pala serbe dhe z. Stefanoviq, për mendimin tim, është më tepër një marketing politik për nevoja të brendshme politike. E njëjta retorikë fjalësh ka qenë edhe në shtator, kur afrohej raundi i shtatë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi